Showbiz dhe TV

Seldi në dasmën e Sinan Hoxhës

28 Gusht 2015

Seldi në dasmën e Sinan Hoxhës

Kurioziteti I të gjithëve nëse Seldi do të ishte I ftuar apo jo në dasmën e Sinan Hoxhës, u shua pak minuta më parë pasi vetë këngëtari postoi në Instagram një video nga momenti I celebrimit dhe një foto nën të cilën ka shkruar "family" pasi njohja e tyre është familjare. Ata vazhdojnë të jenë miq edhe pas thashethemeve për një zënkë mes tyre. Seldi I shte I ftuar me të dashurën e tij Dafina dhe në video shfaqen pranë ciftit Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska. Sinani dhe Seldi kanë rënë pre e thashethemeve për një marëdhënie përtej miqësisë por mesa duket kjo nuk ka ndikuar aspak në raportin mes tyre. Seldi ka deklaruar më parë që Sinan Hoxha ka qënë mbështetësi kryesor në karrierën e tij muzikore edhe pse tashmë nuk janë në koncerte së bashku. Thashethemet mbeten thashetheme dhe në ditën e tij më të rëndësishme Sinani nuk mund të linte pa e ftuar Seldin duke I thënë kështu “stop” aludimeve dhe të gjitha pyetjeve në rrjetet sociale: “Po Seldi a është I ftuar në dasëm”?