Celebrity

Taylor reagon (përmes zëdhënësit) pasi u thirr në gjyqin Lively-Baldoni: “Përpjekje për klikime”

Shkruar nga Anabel

11 Maj 2025

Taylor reagon (përmes zëdhënësit) pasi u thirr në

Zëdhënësi i Taylor Swift ka reaguar pasi këngëtarja është thirrur si dëshmitare në përplasjen ligjore midis Blake Lively dhe Justin Baldoni për konfliktin e pretenduar gjatë xhirimeve të filmit “It Ends with Us”.
 
Sipas Deadline, Taylor u thirr zyrtarisht këtë javë për të dëshmuar, me urdhër gjykate nga avokati i Baldoni-t, Bryan Freedman, por një prej zëdhënësve të saj u shpreh për “Good America” se lidhje e vetme e saj me filmin është dhënia e lejes për përdorimin e këngës "My Tears Ricochet".

"Taylor Swift nuk ka qenë kurrë në xhirimet e këtij filmi, nuk ka marrë pjesë në asnjë vendim për kastin dhe aspektin krijues, nuk ka bërë muzikën e filmit, nuk ka parë asnjë version paraprak, nuk ka dhënë komente dhe nuk e ka parë filmin “It Ends with Us”, deri disa javë pas publikimit. Ajo ka qenë në udhëtime anembanë botës gjatë 2023 dhe 2024 për turneun më të madh në histori”, referuar turneut “ERA” të artistes.

Zëdhënësi shtoi:

"Lidhja e vetme e Taylor me këtë film ishte leja për përdorimin e një kënge, “My Tears Ricochet”. Duke qenë se përfshirja e saj ishte vetëm për licencimin e kësaj kënge — siç kanë bërë edhe 19 artistë të tjerë — ky urdhër për paraqitje duket si një përpjekje për të përdorur emrin e Taylor Swift për të tërhequr vëmendje publike dhe për klikime, në vend që të fokusohemi te faktet e çështjes”.

Taylor reagon (përmes zëdhënësit) pasi u thirr në

Edhe një zëdhënës i Blake Lively tha gjatë ditës së premte:

"Zoti Baldoni dhe ekipi i tyre po e kthejnë një çështje serioze si ngacmimi seksual dhe hakmarrja në një spektakël tabloidesh. Ata kanë shkuar aq larg sa kanë sugjeruar shitjen e biletave në ‘Madison Square Garden’ për të parë dëshminë e zonjës Lively dhe tani thërrasin me urdhër gjykate Taylor Swift — një grua që u ka dhënë zë miliona njerëzve në mbarë botën."

Zëdhënësi vijoi: "Ky është një problem shumë serioz ligjor, jo një cirk. Të paditurit vazhdojnë të intimidojnë, bullizojnë, turpërojnë dhe sulmojnë të drejtat dhe reputacionin e grave në publik. Madje, muajin e kaluar kanë tentuar të rrëzojnë një ligj të fuqishëm të të drejtave të viktimave në Kaliforni duke e quajtur 'jokushtetues'. Veprimet shqetësuese të një miliarderi dhe burrave që janë promovuar si ‘aleatë të grave’, tregojnë ngjyrat e tyre të vërteta”.

Taylor reagon (përmes zëdhënësit) pasi u thirr në

Në shkurt, Freedman tha në podcastin e TMZ-së "2 Angry Men", se nuk përjashtohet mundësia që Swift të dëshmojë, pasi ajo ka qenë një mikeshë e ngushtë e Lively:

“Kushdo që ka informacion dhe mund të japë prova në këtë çështje do të thirret për të dëshmuar,” nënvizoi avokati.

Blake Lively dhe Justin Baldoni janë përfshirë në një përplasje të ashpër ligjore që nga dhjetori 2024, kur aktorja paraqiti një ankesë pranë departamentit të të Drejtave Civile të Kalifornisë, duke e akuzuar kolegun për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit, në të cilin të dy aktorët ishin edhe bashkëregjisorë.
 
Justin i mohoi akuzat përmes një deklarate nga Freedman, i cili e quajti veprimin e Blake “të turpshëm” për ngritjen e “akuza serioze dhe plotësisht të pavërteta”. Ai shtoi se ishte "një përpjekje e dëshpëruar për të 'rregulluar' reputacionin negativ që ajo vetë kishte krijuar gjatë promovimit të filmit."
 
Blake Lively, e përfaqësuar nga avokati Michael Gottlieb dhe Justin Baldoni, i përfaqësuar nga Freedman, më pas paraqitën padi të ndërsjella.
 
Në padinë e tij ndaj aktores, përmendet një mesazh që ai pretendon të ketë marrë nga ajo, në të cilin ajo thuhet se u është referuar Swift-it dhe bashkëshortit të saj Ryan Reynolds si “dragonjtë e saj”. Sipas padisë, ylli i "Gossip Girl" ka përdorur marrëdhëniet e saj me figura të njohura si Taylor Swift dhe Rayn Reynolds për të ushtruar ndikim mbi filmin.

Taylor reagon (përmes zëdhënësit) pasi u thirr në
 
Edhe bashkëshorti i aktores, Ryan Reynolds, është paditur nga Justin Baldoni. Avokatët e aktores e kanë quajtur padinë e aktorit “një kapitull tjetër nga manuali i abuzuesit”. Ata pritet të paraqiten në Gjykatën e New York-ut më 9 mars 2026.
 
Para datës së gjyqit, në shkurt, Blake dorëzoi një version të rishikuar të padisë së saj ndaj Justin-it. Në mars, Reynolds paraqiti një kërkesë për të hedhur poshtë padinë e Baldoni-t kundër tij. Blake Lively ndoqi shembullin dhe paraqiti një kërkesë për të hedhur poshtë padinë kundër saj.

Artikuj të sugjeruar: