Celebrity

Artisti shqiptar Anri Sala i dashuruar me nje princeshë?

14 Gusht 2015

Artisti shqiptar Anri Sala i dashuruar me nje princeshë?

Artisti kontemporan me famë botërore, Anri Sala në Shqipëri njihet më shumë për suksesin ndërkombëtar dhe miqësinë e tij të hershme dhe të ngushtë me kryeministrin Edi Rama. Por shumë pak e dinë që në Europë, vitet e fundit, ai është bërë edhe objekt i revistave të thashethemeve (kryesisht ato spanjolle) për lidhjen e tij me ish-princeshën e Bullgarisë dhe muzën e Valentinos, Rosario Nadal. Sala (41) dhe Rosario (47), mendohet se kanë qënë bashkë të lidhur që në vitin 2011, edhe pse paparacët për herë të parë i fotografuan së bashku në Majorka të Spanjës (ku është rezidenca e Rosarios) në vitin 2012.

Nadal mori pjesë në prezantimin e filmit/videoprojeksionit “1395 Dite pa të Kuqe” të artistit të njohur në Muzeun e Artit Kontemporan të Barcelonës në vitin 2011. Pas shfaqjes, Nadal rrëfeu se “kam ardhur sepse jam mike e regjisorit dhe më pëlqen shumë kinematografia”. Në Nëntor të vitit 2013 në Meksikë, çifti e bëri publike lidhjen, gjatë inaugurimit të muzeut Jumex në Meksikë.

Rosario Nadal rrjedh nga një familije aristokratësh. Ajo është vajza e industrialistit të fuqishëm spanjolll Miguel Nadal y Bestard the mbesa e Kontit të 9-të të Olocau të Spanjës. Në vitin 1989, Rosario martohet me Kyrilin, Princin e Presllavës dhe Dukën e Saksonisë. Edhe pse I ati, Car Simeoni I II-të ishte arratisur nga Bullgaria, I biri sipas rregullit të monarkisë, e ruajti titullin. Çifti, prindër të dy vajzave dhe një djali, u ndanë në vitin 2009. Nadal është e famshme jo vetëm për gjakun aristokrat dhe martesën e saj mbretërore, por edhe për stilin në veshje. Ajo është mikeshë e ngushtë dhe muza e dizajnerit të madh Italian, Valentino. Revista “Vanity Fair” e ka konsideruar si një nga gratë më me stil të të gjitha kohërave.

Anri Sala: PARTNERI I JASHTËZAKONSHËM 

Por ish-princesha e famshme spanjolle duhet të ndihet me fat për partnerin e saj shqiptar, sepse Anri Sala nga ana tjetër është një prej artistëve kontemporanë më të famshëm dhe më të kërkuar të momentit. Veprat e tij publikohen në muzeumet më të rëndësishëm të botës si muzeu Tate në Londër, Muzeu i Artit të Tel Avivit, Guggenheimit, Art Institute of Chicago, Haus der Kunst e Mynihut etj

Sala është vlerësuar dy herë në vitin 2011 dhe në vitin 2013 me cmimin “Absolute Art” në Bienalen e Venecias (ku përfaqësoi Francën).

Në 2014, ai u nderua me çmimin prestigjioz “Vincent” të artit modern. Ndërsa revista “Le Journal des Arts” e ka shpallur per herë të tretë si artistin më të mirë të Francës.