
Lorena Cobuzzi dhe Antonella Zenga, ju dhanë mamave të gabuara në maternitet 26 vite më parë.
Ato u rritën vetëm disa kilometra larg njëra-tjetrës në një qytet të vogël në Puglia, Itali. Lorena shijoi një jetë të lumtur me fëmijëri të qëndrueshme dhe prindër të devotshëm, ndërsa Antonella nga ana tjetër pati një jetë të vështirë, e braktisur nga e ëma e më pas e adoptuar.
Prindërit mësuan të vërtetën kur panë rastësisht një foto të Antonella-s në Facebook, e cila ka një ngjashmëri të madhe me të ëmën biologjike. Ata zbuluan se ajo kishte lindur në të njëjtën ditë me Lorenan dhe urdhëruan kryerjen e analizave të ADN-së.
Antonella tregon se ishte tejet e tronditur duke mos ditur kë të quante mama dhe baba, si dhe kur takoi Lorenën u shokua e ju duk sikur po shikonte veten në pasqyrë pasi edhe vajzat ngjanin shumë. Ata kanë hedhur në gjyq spitalin për 22 milionë euro.
Burimi: Daaily Mail