Na janë mësuar sytë me gjeste të mëdha: propozime në ekrane gjigante, unaza që duken nga hapësira dhe përqafime në shi (me violinë në sfond). Por e vërteta është që kur një mashkull bie realisht në dashuri... shpesh nuk e bën me bujë. Përkundrazi, dashuria e vërtetë, ajo që ngjan me rrënjë që zënë vend ngadalë, ndodh në mënyrat më të qeta dhe më diskrete.
Nëse e ke mësuar dashurinë nga filmat romantikë, ka shumë gjasa që mos të të bien në sy pikat e mëposhtme. Por po i humbe këto detaje, ke humbur gjënë më të bukur: dikë që po fillon të të dojë vërtet, në mënyrën e tij.
Ja cilat janë disa nga shenjat më të buta, por më domethënëse, që ai po bie realisht në dashuri me ty:
1. Fillon të lexojë “heshtjet” e tua
Ai përpiqet të kuptojë çfarë thua kur nuk po thua asgjë. Fillon të dallojë kur diçka të shqetëson nga mënyra si rrotullon flokët ose nga pauza që bën para se të flasësh. Jo, ndoshta s’e kupton gjithmonë saktë – por përpiqet. Dhe kjo vlen shumë.
2. Sakrifikon (edhe gjërat banale)
E ndërroi orarin e punës për të të parë më gjatë, të përcolli në punë edhe pse kishte trafik, bleu një gjë që ty të duhej – të gjitha këto janë dashuri në përditshmëri. Jo gjithmonë me buzëqeshje, por me përkushtim.
3. Të fut në botën e tij – edhe në pjesët më “meh” të saj
Kur të tregon zakonet e tij, të fton të shohësh një film që e ka parë 100 herë ose të rrëfen për një kujtim nga fëmijëria, është si të të thotë: "Po të fus në territorin tim. Jepi pak rëndësi."
4. Mburrjet "rastësore" për ty
"Po e dashura ime e ka gjetur një zgjidhje super krijuese për këtë." Kur flet për ty me krenari, edhe kur askush s’e pyeti, është sepse je bërë pjesë e identitetit të tij. Dhe ai do që bota ta dijë.
5. Të prezanton me njerëzit e tij
Miku më i ngushtë? Kushëriri i preferuar? Të prezanton me ta? Përkthehet: Të dua aq sa dua që të jesh pjesë e kësaj jete që kam ndërtuar. Rrethi i ngushtë i meshkujve është si territor i shenjtë. Po të fton brenda? I dashuruar.
6. Fillon të thotë “ne” në vend të “unë”
“Duhet të shkojmë te ky vendi një ditë.” “Do ishte bukur për ne.” Janë fjali të vogla, por në to fillon të dëgjosh të ardhmen – dhe aty je edhe ti.
7. Të tregon dobësitë e tij
Kur ai të tregon për një gabim nga e kaluara, për një frikë apo një ndjenjë që s’e ka ndarë me askënd tjetër, të beson. Dhe ky është një privilegj, jo një moment për ta parë si “i ndjeshëm”. Kujdesu për atë moment. Mos e harro.
8. Bëhet mbrojtës, por jo xheloz
Kur të shoqëron deri te shtëpia, kalon në anën tjetër të trotuarit që të mos jesh ti afër trafikut, ose kur të ndalon për të parë nëse je mirë – këto janë instinkte që vijnë nga vendi i dashurisë, jo i kontrollit.
9. Investon në gjërat që do ti
Jo, s’e pëlqen aq shumë serialin tënd të preferuar, por e sheh me ty. Pyet si të shkoi sot në palestër. Të përmend librin që po lexon. Ai nuk është i fiksuar pas këtyre gjërave, por është i fiksuar pas teje.
10. Nuk ka nevojë për arsye për të qenë pranë teje
Kur është me ty, edhe në heshtje, ai ndihet në paqe. Nuk ka nevojë për biseda të mëdha. Thjesht të jesh aty është mjaft. Dhe kjo, vajzë, është një nga mënyrat më të qeta dhe më të vërteta të dashurisë!
Nëse ndonjë nga këto të duket e njohur, ndoshta je më afër një dashurie të vërtetë sesa e mendoje. Dhe ndoëse nuk janë gjeste madhështore, nuk do të thotë se nuk janë të thella. Shpesh, dashuria më e madhe është ajo që nuk bërtet, por që ndihet në çdo detaj të vogël.
Artikuj të sugjeruar:
- Test: Cila këngë që na ka përfaqësuar në Eurovision je ti?
- Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde
- Që ta marrësh vesh një herë e mirë: Ja ç’duhet të dish për ‘situationship’
- Magjepsin këdo: Këto janë shenjat më sharmante të horoskopit
- 6 zakone që sipas terapeutëve ndihmojnë të mos lidheni emocionalisht shumë shpejt