
Duket se North West po i bashkohet biznesit familjar. Në tre aplikime të datës 14 janar, të siguruara nga PEOPLE, mamaja e saj, Kim Kardashian, ka aplikuar për regjistrimin e markës tregtare me emrin e kompanisë “NOR11”, gjë që tregon se veprimi është bërë në emër të vajzës së saj.

Aplikimet përfshijnë një sërë produktesh: fustane, këpucë, pizhame, kapele, ora, bizhuteri, çanta dhe kuti kozmetike. North duket se po ndjek hapat e babait të saj, Kanye West. Në janar, ajo publikoi në Instagram një fragment të një kënge të re në bashkëpunim me të. Kënga, e titulluar “Piercing on My Hand (Ye Version)”, u interpretua si reagim ndaj zemërimit publik për dy shpimet në dorë.
“Pirsing në dorë, me tjetrën mbaj para. Pa shokë, vetëm filtra; ti thjesht nuk do ta kuptosh.”
Në disa vargje të tjera, ajo flet për mungesat nga shkolla, unazat e reja dhe dëshirën për më shumë pirsing e tatuazhe. Kur North West publikoi pirsingët që kishte bërë në Instagram, reagimet ishin të shumta. Shumë fansa u shprehën se ajo është shumë e re për një procedurë të tillë, e cila mund të jetë e dhimbshme dhe me rrezik të lartë infeksioni. Ajo dhe Kim u përballën me kritika të shumta edhe për shkak të stilit të North, i cili, sipas shumë komentuesve, nuk i përshtatet moshës së saj.

Që atëherë, ajo ka shfaqur edhe pirsing të tjerë, disa prej tyre madje kanë qenë të rremë, përmes videove në TikTok. Në një intervistë për Interview Magazine, ajo tha se frymëzimi kryesor për stilin është babai i saj.


