
Dramat për Feron ndoshta kanë përfunduar, ose të paktën këtë u përpoq të shpjegonte përmes deklaratës së sotme.

Në një intervistë për emisonin "Ora 7" në Klan Kosova, ai ndau pak detaje mbi marrëdhënien me vajzën dhe sipas tij dhimbja i mbetet së shkuarës.
"Nuk ka më diçka të dhimbshme këtu, se kanë kaluar domethënë të gjithë periudhat. Unë tani flas me vajzën dhe gjithçka është në rregull dhe gjithçka është mirë."
Ndarja e tij me Arbenitën u shoqërua me një sërë konfliktesh të bëra publike. Rrjetet sociale u përdorën jo pak prej të dyve për të hedhur hera-herës kunja ndaj njëri-tjetrit.

Mes shumë zënkave, jashtë vëmendjes së publikut nuk qëndruan as përplasjet mbi kujdestarinë e vajzës. Por, me sa duket, gjërat po shkojnë drejt zgjidhjes.





