
Ndërsa marrëdhënia mes Billy Ray Cyrus dhe Miley Cyrus duket se po përmirësohet, një grua që nuk është Tish Cyrus po pretendon se ajo është nëna e saj e vërtetë, por Billy Ray nuk e pranon aspak këtë pretendim.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Us Weekly, Billy Ray ka paraqitur një kërkesë që gruaja, e quajtur Jayme Lee, të urdhërohet nga gjykata t’i paguajë atij 7 mijë dollarë për shpenzimet ligjore që ai ka kryer duke u mbrojtur nga pretendimet se ajo është nëna biologjike e Miley Cyrus.

Padia e Lee-së, e depozituar në maj, pretendonte se ajo kishte “bërë një marrëveshje me Billy Ray lidhur me birësimin e fëmijës”. Sipas saj, kushtet e marrëveshjes i lejonin Lee-së të zgjidhte emrin e fëmijës dhe të shërbente si dado, por marrëveshja u shkel kur Billy Ray “më pas e mori fëmijën dhe mori padrejtësisht rolin e babait pa pëlqimin e Lee-së”.
Lee kërkoi të njihej ligjërisht si nëna e Miley Cyrus dhe kërkoi që gjykata t’i vendoste Billy Ray-t dëmshpërblime për mashtrim dhe shqetësim emocional. Megjithatë, Billy Ray u kundërpërgjigj me një deklaratë të avokatit të tij më 11 nëntor, ku thuhej se pretendimet e Lee-së ishin plotësisht të pavërteta.

“Billy Ray Cyrus dhe Tish Cyrus-Purcell janë përkatësisht babai dhe nëna biologjike e Miley Cyrus,” deklaroi avokati i tij.
Avokati i Billy Ray shtoi se “akuzat e përfshira në padinë e Lee-së janë absurde dhe qesharake që në thelb. Si fakt publik, Miley Cyrus, e cila tani është 32 vjeçe, është vajza e Billy Ray Cyrus dhe Tish Cyrus. Këngëtari kërkoi që çështja të hidhej poshtë nga gjykata, gjë që ndodhi më 5 dhjetor.



