Anabelizim

#TëPadërguarat: "Ty, që prej 3 vitesh ke marrë peng jetën time!"

#TëPadërguarat: "Ty, që prej 3 vitesh ke marrë peng
Anabel

#TëPadërguarat është një sektor i ri në Anabel, ku mund të shpreheni lirshëm për gjërat që doni t’ia thoni dikujt, por për 1001 arsye, nuk keni guximin/mundësinë t’ia thoni përballë. #TëPadërguarat janë fiks vendi ku mund të shkruash/gjesh emrin dhe mesazhin që të dedikohet ty.

Rishtazi, një mesazh ka ardhur në Anabel, drejtuar dikujt, por në vend të emrit, dedikimi është thjesht "Ty".

“Ty, që prej 3 vitesh ke marrë peng jetën time, që mbush sytë e mi me lot sa herë më vjen në mendje. E di si ka qenë nata që kaloi? Një tmerr i vërtetë për shkak të mungesës tënde, dhimbjes pa fund në kraharor që duke sikur edhe pak e do më mbyste! Trupi i mpirë i gjithi një gulç në fyt që nuk më linte as të përcillesha, një gropë në stomak që më këpuste në dysh. Do doja të kthehesha pas atë korrik të vitit 2022, të mos të të kisha njohur kurrë, të mos ishe bërë pjesë e imja, të mos ishe futur aq thellë në mendjen dhe zemrën time. Që atë ditë, më shumë kam qarë sesa kam qeshur me ty! Pse më dhe shpresa? Pse më bëre të mendoj se kisha rëndësi për ty? E tani, tani ja ku jam, me shpirtin që më dhemb prej lojërave të tua, me këtë ndjenjë që nuk po di se si ta mbys, që nuk po më lë të eci përpara”.

REELS

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

7-ta është e preferuara ime.

👠 I keni veshur moj? 👠

Lloj soj trendi 💅

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈