
Edhe pse ndonjëherë nuk duan ta pranojnë, shumica e grave tërhiqen natyrshëm nga tiparet mashkullore që tregojnë qëndrueshmëri, inteligjencë emocionale dhe drejtim pozitiv në jetë. Ato duan një partner që mund t’i udhëheqë dhe mbështesë pa qenë kontrollues dhe pa i bërë të ndihen të pavlerësuara.
Një energji mashkullore që vlerëson edhe ndjeshmërinë emocionale dhe mirëkuptimin do ta tërheqë gjithmonë një grua. Kur ajo sheh këto cilësi, nuk mund të mos krijojë një tërheqje për një burrë.
Ja cilësitë kryesore mashkullore që tërheqin *gjithmonë* gratë:
1. Ndjeshmëria emocionale
Shumë meshkuj mësohen të fshehin ndjenjat dhe të qëndrojnë të fortë, edhe kur kanë nevojë të shprehen. Por, në fakt, gratë tërhiqen nga burrat që nuk kanë frikë të tregojnë ndjeshmërinë e tyre.
Ajo që për burrat mund të duket si dobësi, për gratë është shenjë e një marrëdhënieje të shëndetshme dhe autentike. Fuqia mashkullore që shfaqet kur një burrë hapet emocionalisht dhe dëgjon me vëmendje.
2. Mbrojtja pa qenë kontrollues
Gratë kanë nevojë të ndihen të mbrojtura nga partneri, por duan që kjo mbrojtje të mos shndërrohet në kontroll apo posedim.
Një partner që është kontrollues krijon distancë dhe mungesë sigurie. Por kur mbrojtja vjen nga kujdesi i sinqertë për mirëqenien e saj, ajo ndihet e sigurt dhe e respektuar.
3. Di të dëgjojë
Të gjithë duan të ndihen të dëgjuar, qoftë kur ndajnë shqetësime apo momente të lumtura. Gratë janë shumë të tërhequra nga burrat që dinë të dëgjojnë vërtet.
Dëgjuesi i mirë krijon ndjenjën e sigurisë emocionale dhe i bën gratë të ndihen të kuptuara dhe të vlefshme.
4. Vendosmëria
Gratë duan një partner te i cili mund të mbështeten, sidomos në momente paqartësie. Vendosmëria dhe aftësia për të marrë vendime e tërheq shumë një grua.
Një burrë që di të udhëheqë dhe të marrë nisma sjell besim dhe konsiderohet një udhëheqës i mirë.
5. Qetësia në situata stresuese
Gratë kërkojnë dikë të qëndrueshëm që i bën të ndihen të sigurta edhe në momente kaosi. Një partner që ruan qetësinë dhe i ndihmon të përballojnë emocionet e tyre është shumë *seksi*.
Nëse partneri të streson apo mërzitet shpejt, vetëm sa rrit ankthin e partneres.
6. Udhëheqja
Gratë nuk duan t’u thonë se çfarë të bëjnë, por duan një partner që di të krijojë siguri, të mbrojë dhe të marrë nisma. Udhëheqja mashkullore është një nga arsyet kryesore pse gratë tërhiqen nga burrat.
7. Energjia mashkullore në prekje dhe zë
Gratë tërhiqen nga një burrë që është i qetë di çfarë bën kur flet dhe të prek. Kjo energji i bën gratë të ndihen të sigurta emocionalisht dhe krijon një dinamikë tërheqëse mes energjisë së tyre femërore dhe energjisë mashkullore.
8. Vetëbesimi, por pa arrogancë
Gratë e shohin vetëbesimin si një cilësi shumë tërheqëse, për sa kohë që nuk kalon në arrogancë. Një burrë që ka siguri në vetvete pa u përpjekur shumë tregon që e di vlerën e tij dhe nuk ka nevojë të aprovohet nga të tjerët.
9. Prezenca e fortë dhe misterioze
Një burrë që ka një prezencë të fortë, por jo të zhurmshme, që nuk kërkon vëmendje, por vetëm rrezaton besim dhe qetësi, është shumë tërheqës. Kjo prezencë misterioze krijon një magnetizëm natyral.
10. Empatia
Empatia është baza e inteligjencës emocionale dhe marrëdhënieve të shëndetshme. Një burrë që kupton nevojën e partneres për siguri emocionale dhe tregon mbështetje e bën atë të ndihet e lirë të jetë vetvetja.
11. Ambicia dhe fokusimi në qëllime
Gratë tërhiqen nga burrat që janë të motivuar dhe të përkushtuar ndaj qëllimeve të tyre. Një partner ambicioz konsiderohet si një themel i fortë për një marrëdhënie dhe për të ardhmen e përbashkët.
Burimi: Your Tango