Fashion News

Harrojeni çantën Birkin: Hermès nxjerr në treg kufjet me çmimin marramendës

Harrojeni çantën Birkin: Hermès nxjerr në treg kufjet me

Lëkurë e punuar me dorë, detaje metalike, dizajn elegant. Çmimi? Një shifër me pesë numra. Jo, nuk po flasim për një makinë, por kostoja është pothuajse e tillë.

Marka luksoze Hermès do të lançojë këtë verë kufjet e saj të para, të cilat tashmë janë në shitje në Hollandë.

Harrojeni çantën Birkin: Hermès nxjerr në treg kufjet me

Sa kushtojnë? Kufjet mund t’i bëni tuajat për vetëm 15,000 dollarë. Khëm-Khëm!

Dizajni është krijuar nga divizioni i personalizuar i Hermès, Ateliers Horizons, dhe është i përbërë me lëkurë lope të punuar në mënyrë artizanale. Ato vijnë në ngjyra të ndryshme si bezhë e errët, kafe, rouge H (e kuqe e thellë) blu, dhe patjetër, edhe në ngjyrë të zezë.

Harrojeni çantën Birkin: Hermès nxjerr në treg kufjet me

Kufjet Hermès ende nuk janë në shitje në faqen amerikane të markës, por janë në dispozicion në atë hollandeze.

Ky është një produkt unik dhe shumë i shtrenjtë nga Hermès, i cili është i njohur edhe për çantën ikonike Birkin, po ashtu shumë e shtrenjtë. Birkin u prezantua për herë të parë në vitin 1984 me një çmim prej 2,000 dollarësh, ndërsa tani shitet mbi 13,000 dollarë për versionet standarde prej lëkure. Ndërkohë versione të tjera, të punuara me lëkurë krokodili apo aligatori, kushtojnë mbi 100,000 dollarë.

Hermès ka gjithashtu një partneritet shumëvjeçar me Apple për krijimin e rripave prej lëkure për Apple Watch.

Artikuj të sugjeruar:

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

Forget the Birkin bag: Hermès launches headphones with a staggering price

Harrojeni çantën Birkin: Hermès nxjerr në treg kufjet me

Hand-crafted leather, metal details, elegant design. The price? A five-figure sum. No, we're not talking about a car, but the cost is almost there.

Luxury brand Hermès will launch its first headphones this summer, which are already on sale in the Netherlands.

Harrojeni çantën Birkin: Hermès nxjerr në treg kufjet me

How much do they cost? You can make the headphones your own for just $15,000. Wow!

The design is created by Hermès' custom division, Ateliers Horizons, and is made of handcrafted cowhide leather. They come in a variety of colors such as dark beige, brown, rouge H (deep red), blue, and of course, black.

Harrojeni çantën Birkin: Hermès nxjerr në treg kufjet me

The Hermès headphones are not yet for sale on the brand's American website, but are available on the Dutch one.

This is a unique and very expensive product from Hermès, which is also known for the iconic  Birkin bag , also very expensive. The Birkin was first introduced in 1984 with a price tag of $2,000, and now sells for over $13,000 for standard leather versions. Meanwhile, other versions, made of crocodile or alligator skin, cost over $100,000.

Hermès also has a long-standing partnership with Apple to create leather straps for the Apple Watch.

Suggested articles: