Vesa Luma, përmes postimeve në Instastory, ka folur sërish për Big Mamën, pas debatit që ajo bëri me Big Bastën, ku i përmendi edhe të birin, Liamin.
Këngëtarja u shpreh se nuk do më që Big Mama të përjashtohet nga “Ferma VIP”, meqë me vetëdije ajo zgjedh të degjenerohet, apo shfrytëzohen situatat e saj për klikime. Fillimisht, Vesa e nisi deklaratën e saj si një ironi për mesazhet feministe që Big Mama ndau për gratë.
“Mesazhe për gra jep Big Mama sonte. Edhe unë jam shumë “krenare” për Big Mamën si grua e fortë që pështyn para miliona shikuesve një grua tjetër (referuar veprimit të saj ndaj Alba Pollozhanit) dhe duartrokitet në vend që të përjashtohet”.
“Tani që po e mendoj, po e tërheq fjalën, nuk dua të përjashtohet Big Mama, biles le të rrijë aty deri në fund që të japë mesazhe se si duhet të jenë gratë shqiptare, apo se sa shumë i duam fëmijët tanë! Meqë me vetëdije degjenerohet (apo shfrytëzohen sjelljet e saj për klikime) pse të mos rrijë?”, shtoi Vesa.
Këngëtarja, në një tjetër postim, shkroi:
“Për ta përmbyllur: Nuk e di se si mendova se mbase mund të kërkosh falje në prime, ngaqë kam tendencën të mendoj pozitivisht së pari, fatkeqësisht. Big Mama, po të jap kohë para se të zgjohen kthetrat e një nëne (veç ato që janë nëna më kuptojnë). Meqë përdor djalin tim në TV pa leje dhe trajtohet sikur s’ka ndodhur asgjë, por për këtë pjesë në një moment të dytë), sot po i bëj ftesë familjes tënde që të vijë të të marrë nga ajo shtëpi dhe të të drejtojë nga rruga e drejtë. Kjo është ajo që mund të bëj unë si gruaja-gruas. Të të shpëtoj nga ligësa që ka kapluar shpirtin tënd”.
Vesa gjithashtu, u shpreh se po i jep kohë Big Mamës që të mos shfrytëzohet nga klikimet dhe të bëjë ndonjë skandal për të cilin nuk do të ketë më kthim pas:
“Mirë të thoshin mbrëmë: “Nuk është turp të kesh nevojë për psikolog”. Dhe ta them sinqerisht, si gruaja-gruas ty dhe familjes tënde, sepse po ta kisha shpirtin e ligë do të të shfrytëzoja edhe unë ty (se njerëzit që kanë edukatë e nivel dalin më shumë në pah kur kanë përballë njerëz si ti) dhe me atë rast, as nuk do të bëja këtë shkrim, por do të të lija derisa të shpërfytyroheshe komplet aty brenda. Por misioni im është që të influencoj për mirë e të bëhem shembull për fëmijën tim dhe ata që më ndjekin e vlerësojnë – gjë e cila me gjithë mbështetjen absolute që ka marrë Big Basta, më bën të kuptoj që si unë, janë edhe qindra mijëra shqiptarë që u ka ardhur në majë të hundës bullizimet dhe duan të kenë një shembull për të ndjekur”.
Big Basta dhe Big Mama patën një debat pasi kjo e fundit i fshehu reperit çantën me sendet personale, mes të tjerave edhe kartën e identitetit të djalit, Liamit. Pavarësisht se Big Basta e tha disa herë sa e rëndësishme është për të ta shohë kartën e të birit, Big Mama aludoi se ai po e përdor me qëllim situatën që të ngjallë empati te publiku.
Artikuj të sugjeruar: