Metropolitan

Zemërthyer, vajza e Ozzy Osbourne flet për humbjen e tij: “Momenti më i vështirë i jetës”

Zemërthyer, vajza e Ozzy Osbourne flet për humbjen e tij:
NC1/TWT

Kelly Osbourne, vajza e legjendarit Ozzy Osbourne, ka pranuar se nuk po e përballon mirë humbjen dhe po përjeton një dhimbje të thellë pas vdekjes së babait të saj.

“Jam ulur të shkruaj këtë (mesazh) me qindra herë dhe ende nuk e di nëse fjalët do të jenë ndonjëherë të mjaftueshme, por nga thellësia e zemrës sime, ju falënderoj,” shkroi ajo në një deklaratë të postuar në Instagram Story.

Kelly, 40 vjeçe, tha se dashuria dhe mbështetja nga fansat e saj kanë qenë një ndihmë e madhe ndërsa vajton humbjen e babait.

“Dashuria, mbështetja dhe mesazhet e bukura që kam marrë nga shumë prej jush më kanë ndihmuar vërtet të kaloj momentin më të vështirë të jetës sime,” tha ajo, duke shtuar: “Çdo fjalë e mirë, çdo kujtim i ndarë, çdo shenjë dhembshurie ka pasur një rëndësi më të madhe nga sa mund të shpjegoj ndonjëherë.”

Kelly ndau gjithashtu disa mendime rreth mënyrës se si po përballet me humbjen e vokalistit të Black Sabbath.

“Pikëllimi është një ndjesi e çuditshme, të vjen me valë,” tha ajo. “Nuk do të jem mirë për një periudhë kohe, por ta dish që familja ime nuk është vetëm në këtë dhimbje, bën diferencën.  Po mbaj fort dashurinë, dritën dhe trashëgiminë që ai la pas”.

Kelly e përfundoi mesazhin e saj duke falënderuar ndjekësit për “praninë” dhe tha se “i do të gjithë shumë.”

Zemërthyer, vajza e Ozzy Osbourne flet për humbjen e tij:

Ozzy ndërroi jetë më 22 korrik, i rrethuar nga familjarët dhe miqtë. Ai ishte 76 vjeç.
 
“Na duhet të njoftojmë se i dashuri ynë Ozzy Osbourne ndërroi jetë këtë mëngjes,” konfirmuan Kelly, bashkëshortja e tij Sharon Osbourne dhe fëmijët e tjerë Jack, Aimee dhe Louis, në një deklaratë të përbashkët të siguruar nga Page Six.

Zemërthyer, vajza e Ozzy Osbourne flet për humbjen e tij:
 
Deklarata vazhdonte: “Ai ishte pranë familjes dhe i rrethuar nga dashuria. Ju kërkojmë të respektoni privatësinë e familjes sonë në këtë periudhë.”
 
Disa ditë më vonë, Kelly ndau me ndjekësit se sa e shkatërruar ndihej pas lamtumirës me muzikantin.
 
“Ndihesha e palumtur. Jam shumë e trishtuar,” ndau ajo në rrjete sociale më 24 korrik. Ajo më pas postoi vargje nga kënga e Black Sabbath “Changes”, të cilën ajo dhe babai i saj e publikuan si duet në vitin 2023, duke shkruar: “Humba shokun më të mirë që kam pasur ndonjëherë.”
 
Ozzy u përcoll për në banesën e fundit nga familja në një ceremoni private në Birmingham të Anglisë, ku morën pjesë emra të njohur si Zakk Wylde, Marilyn Manson, Rob Zombie, Corey Taylor nga Slipknot dhe të tjerë të njohur të industrisë së muzikës.

Zemërthyer, vajza e Ozzy Osbourne flet për humbjen e tij:

Fansat u bashkuan për të nderuar kujtimin e tij me lule dhe homazhe gjatë përcjelljes së legjendës së heavy metal-it në banesën e fundit.
 
Para se të humbte jetën, Ozzy kishte vuajtur nga disa probleme shëndetësore, përfshirë një betejë disavjeçare me sëmundjen e Parkinsonit dhe një dëmtim serioz të shtyllës kurrizore.
 
Në vitin 2023, Ozzy kishte njoftuar se nuk do të bënte më turne për shkak të shëndetit, megjithatë, ai u kthye në skenë për një performancë të fundit muajin e kaluar në Birmingham, së bashku me Metallica, Guns N’ Roses dhe Jack Black.
 
Në koncertin e lamtumirës, Sid Wilson i propozoi Kelly-t për martesë përpara babait të saj.

 

REELS

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣