Aktorja amerikane Amber Heard është bërë nënë e dy binjakëve. Lajmin e mirë e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar se ka sjellë në jetë një vajzë dhe një djalë, Agnes dhe Ocean. Aktorja zgjodhi që ta ndante këtë lajm në Ditën e Nënës në Shtetet e Bashkuara.
Heard theksoi se ndjehet “më shumë se e lumtur” dhe tha se me ardhjen në jetë të binjakëve, ndjente se familja e saj më në fund është e plotësuar. Aktorja solli në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën Oonagh, në vitin 2021.
Në një fotografi ku shfaqen tri palë këmbë të vogla, Heard shkroi:
“Të bëhesha nënë vetëm, në mënyrën time dhe përkundër sfidave që kam pasur me fertilitetin, ka qenë përvoja më përulëse e jetës sime.”
Heard e përshkroi familjen e saj si një ëndërr për të cilën kishte punuar prej vitesh:
“Për të gjitha nënat, kudo që jeni dhe sido që keni mbërritur deri këtu, unë dhe familja ime e ëndrrave po festojmë bashkë me ju.”
View this post on Instagram
Në vitin 2021, kur njoftoi lindjen e vajzës së parë, ajo foli hapur për dëshirën që të "normalizohej fakti që një grua nuk ka nevojë për një unazë/partner për të pasur një fëmijë".
Në rastin e vajzës së saj të parë, Oonagh Paige, aktorja bëri të ditur se e solli atë në jetë përmes një nënë surrogate dhe theksoi se ishte "nënë dhe baba" për të, duke përdorur një donator sperme.
Amber Heard ka qenë e martuar me aktorin Johnny Depp nga viti 2015 deri në 2016.
Artikuj të sugjeruar: