Showbiz dhe TV

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Shkruar nga Anabel

11 Maj 2025

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Ka disa lajme që nuk kalojnë dot filtrin tonë editorial - jo se janë skandaloze, jo se s’kanë pak “lëng”, por se... le ta themi troç: nuk na bindin mjaftueshëm për t’i marrë seriozisht. Na falni shumë për mungesën e modestisë, por që…

Por ja që jetojmë në një botë ku dikush ka parë dikë me dikë, dikush ka bërë “unfollow”, dhe dikush tjetër ka postuar një citat pasivo-agresiv. Dhe njerëzit duan ta dinë.

“Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet” është vendi ku i lëmë të gjitha këto copëza - gjysmë të rëndësishme, gjysmë “për muhabet”, ndonjë thashethem që s’e kemi konfirmuar dot (po as e kemi marrë mundimin ta konfirmojmë) dhe disa detaje që ndoshta janë thjesht fryt i imagjinatës kolektive të rrjeteve sociale.

Këtu mund të gjeni gjithçka: nga “çfarë kanë thënë” te “mos e merr për të sigurt”, e deri te “hë, po këtë pse e lexova?”. Nuk janë lajme që do t’ju ndryshojnë ditën. Janë më shumë si ato reels-at që i sheh pa zë, pa dëshirë...por gjithsesi i sheh. 

Nejse, le të shkruajmë për arsyen pse keni klikuar!

Andrea thotë se gocat janë bërë “zhele” për Limin

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Andrea, i cili s’e bën shpejt lidhjen e trurit me gojën dhe jo rrallëherë flet pa menduar, i ka quajtur gocat e “Fermës” – zhele për Limin. Në një debat me Nur, ai tha pikërisht atë që lexove dhe Nur ia ktheu: “Na preke familjen, moralin, na quajte edhe zhele!”.

Protagonisti i situatës, Limi, tha se në fakt, vajzat janë bashkuar kundër tij, por nejse, ecim se ka drama të tjera.

Big Mama vijon të ketë alergji nga seksi

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Alergjia nga polenët, qimet e kafshëve? I ke dëgjuar patjetër, por kjo e Big Mamës është paksa e pazakontë. Big Mama ka alergji nga seksi dhe nuk reagon mirë kur Alba, fermerja e “Ferma VIP” tregohet e afërt me Lim Hotin. Ajo s’e shpreh as me mimikë apo me fjalë ndër dhëmbë, por ulëret duke e quajtur Albën “pise”; “pa moral” e “pa dinjitet”. Madje, ka arritur deri aty sa edhe e ka pështyrë. Ah, stina e alergjive.

Jozi – Loredana dhe problemet në parajsë?

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Jozi Marku ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqej me syze dhe i buzëqeshur, me një mbishkrim që la pak vend për mëdyshje mes lidhjes së tij dhe Loredanës. “Dëgjo zemrën, jo fjalët e njerëzve”, shkroi Jozefini dhe të drejtë ka, por që njerëzit prapë mendojnë se e ka me Lorin.

Melisa Lleshi konfirmon lidhjen?

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Haha, jo! Postimi i ish-konkurrentes së “Për’Puthen” në Instastory ndezi dyshime, pasi u shfaq me një unazë dhe dorën e një djali. Në fakt, kur të gjithë menduan se kemi një fejesë dhe dasmë në horizont, u zbulua se në fakt, ishte një sfidë nga Andale Media.

Limi - këngëtar, donzhuan dhe i pari për masazhe

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Limi, fermer te “Ferma VIP” është bërë pro në dhënien e masazheve. Pasi ishte paksa konfuz për marrëdhënien e tij me Albën, tanimë i ka kthyer sytë nga Nena, konkurrentja e re, me të cilën kanë ndjekur të njëjtën taktikë: masazhet. Ai i ka dhuruar Nenës masazhin teksa qëndronin të dënuar te “Shtëpia e Fakirit”, por vetëm si “fakirë” nuk dukeshin.

Alby the Goat, nënë për herë të dytë

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Alby the Goat është në pritje të ëmbël! Ajo do të bëhet nënë për herë të dytë dhe lajmin e bëri me dije në Instagram, ku tregoi edhe partnerin. “Plot me dashuri” shkroi Alby, e cila është gjithashtu nëna e një vajze, Zaza.

Egli qenkërka larguar nga ditëlindja e Loredanës për shkak të Xhenetës?

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Ah moj Xheneta, që je xhehnem për Eglin dhe Gjestin! Thuhet se Xhenki ka qenë shkaku për largimin e Eglit nga ditëlindja e Loredana Bratit. Ndërsa Egli nuk dukej askund, Xheneta shijonte muzikën dhe s’i kurseu ca video duke kërcyer.

Një tjetër romancë te “Ferma VIP”?

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Atë që s’e bën dot “Për’Puthen”, po e bën “Ferma VIP”. Elinara i është ulur në prehër Erand Sojlit dhe të dy e kanë shijuar goxha momentin. Madje, edhe kur Big Basta i ka ngacmuar, sërish ata me buzëqeshje dhe me spond, e kanë ndryshuar muhabetin. Epo, të shohim tani. Shpresojmë t’u ecë më shumë se Albës dhe Limit.

Rudina Hajdari është ndarë?

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Shpresojmë që shpirtrat tanë kuriozë të prehen të qetë një ditë, por deri atëherë, pamë nëpër Instagram-in e Rudina Hajdarit dhe vumë re se jo vetëm që kishte fshirë fotot me partnerin, Tan Kazazin, por as nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetin social. Mbase janë ndarë, mbase duan të shijojnë privatësinë…nuk e dimë, por nuk do të thotë që nuk duam ta dimë.

Vesa Luma sqaron thashethemet për krizë dhe madje, shton edhe një surprizë

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Vesa Luma, më në fund foli troç dhe e ndau shapin nga sheqeri, duke na qetësuar të gjithëve! Ajo, përmes një postimi në Instastory, tregoi se ka qenë një ndër mbështetëset kryesore për hyrjen e Big Bastës në “Ferma VIP” dhe se donte që ai të jepte një model dhe shembull të mirë për shoqërinë. Gjithashtu, tha edhe se mund t’i bëjë një surprizë me rastin e ditëlindjes së saj. Ja pra, krisma s’paska pasur!