Katy Perry ka reaguar për herë të parë lidhur me kritikat e shumta që mori pas udhëtimit në hapësirë me një ekuipazh vetëm me gra. Këngëtarja, në përgjigje të një videoje mbështetëse nga një fans, tha se është besnike ndaj vetes, me zemër të hapur dhe sinqeritet, falë lidhjes që ka me fansat e saj.
“Ju lutem, duhet të kuptoni që jam mirë. Kam bërë shumë punë me veten për të kuptuar kush jam, çfarë është e vërtetë dhe çfarë ka rëndësi për mua,” shkroi ajo. “Psikologia ime më tha diçka vite më parë që më ndryshoi jetën: ‘Askush s’mund të të bëjë të besosh diçka për veten tënde, nëse ti vetë nuk e beson.’ Ndaj, nëse ndonjëherë ndjej diçka të tillë, eksploroj ndjesinë që fshihet pas saj.”
View this post on Instagram
Po ashtu, ajo tha se interneti është kthyer në një vend ku shkarkohet dhimbja e atyre që nuk janë të qetë apo të shëruar. Ajo tha se për të, ajo që vlen, është të shohë fansat çdo natë në koncertet e saj që këndojnë njëzëri.
“Gjej njerëz në koncert, i shikoj në sy dhe këndoj me ta dhe e di që po shërojmë njëri-tjetrin në një mënyrë të vogël,” shtoi ajo.
“Nuk jam perfekte, dhe në fakt, e kam hequr këtë fjalë nga fjalori im. Jam në një udhëtim njerëzor, duke luajtur lojën e jetës me një audiencë të madhe dhe ndonjëherë rrëzohem… por ngrihem përsëri dhe vazhdoj të luaj.”, përfundoi ajo.
Komenti i Perry-t vjen pasi turneu i saj “Lifetimes” nisi më 23 prill në Mexico City.
View this post on Instagram
Më herët këtë muaj, Perry ishte pjesë e një ekuipazhi tërësisht femëror që udhëtoi për rreth 10 minuta në hapësirë me një raketë të Blue Origin. Fluturimi shkaktoi polemika, pasi njerëz të ndryshëm, kompani dhe figura publike si Olivia Munn dhe Emily Ratajkowski, vunë në dyshim qëllimin e një udhëtimi të tillë në hapësirë.
Artikuj të sugjeruar: