Sot në “Informacione që nuk do të na hyjnë në punë, por pse të mos i dimë” do të flasim për disa personazhe të njohur, mbiemrat e vërtetë të të cilëve nuk janë siç i dimë.
Ramosaj nuk është mbiemri i vërtetë i Albanit dhe Beatrix
Ata i njohim si Beatrix dhe Alban Ramosaj, megjithëse mbiemri i vërtetë është Kamerolli. “Mbiemrin Kamerolli e kemi mbajtur ligjërisht në çdo dokument, por për mbiemër artistik vendosëm të mbanim Ramosaj,” u shpreh Beatrix për Tiranapost.al në vitin 2019. Kamerolli është mbiemri i babait të tyre të cilin e mbajnë ligjërisht, kurse Ramosaj është mbiemri që i përket së ëmës.
Jonida kush?
Siç duket nga kjo foto e pasaportës, mbiemri i vërtetë i këngëtares është Maliqaj, jo Maliqi.
Gaçaj?
E ftuar në “Xing me Ermalin” në vitin 2017, Aurela konfirmoi se në dokumente, mbiemri i saj është Gaçaj.
Dhurata, por jo Dora
Nëse keni menduar se mbiemri i Dhuratës është Dora, gaboheni. Ajo quhet Dhurata Murturi. Në Snapchat, vite më parë, Dhurata sqaroi se kur jetonte në Gjermani, gjermanët nuk ia shqiptonin dot emrin me shkronjën “Dh”, ndaj e quanin Dorata. Dora është shkurtesa e emrit Dorata. Kështu “lindi” Dhurata Dora.
Aulona Musta, apo jo?!
Aulonën, në gjithë karrierën e saj – nga “Kafazi i artë”, te Gazeta Paloma, si moderatore e “Thumb”, si gazetare, influencer e së fundmi sipërmarrëse – e kemi njohur me mbiemrin Musta. Por ligjërisht, Aulona mban mbiemrin e bashkëshortit dhe ju prezantojmë me Aulona Papavangjelin.
Xhensila, por jo Myrtezaj...as Kallaku
Ne e njohim prej vitesh si Xhensila Myrtezaj, megjithëse pas martese, Xhensila mbante mbiemrin e ish-bashkëshortit dhe ishte Xhensila Kallaku. Por na lejoni t’ju surprizojmë sërish. Para martese, mbiemri ligjor i Xhensilës ishte Laskaj. Siç duket, këngëtarja ka zgjedhur që të njihet artistikisht me mbiemrin e të ëmës. Pas zgjidhjes së martesës, ajo do të jetë sërish, të paktën ligjërisht, Xhensila Laskaj.
Rita Sahatçiu, jo Ora
Rita Ora ndryshoi mbiemrin – nga Sahatçiu në Ora – për një arsye të thjeshtë: nuk e shqiptonin dot të huajt.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.