Jupiteri po të bën thirrje të përfitosh nga fati dhe suprizat pozitive që të sjell dhe Susan Miller të sugjeron ta dëgjosh këtë thirrje, para se planeti të mos ketë më aq ndikim. Ky planet ka qenë te Binjakët që nga maji i vitit 2024, një vendosje e shkëlqyer në një shenjë Ajri, e cila bashkëvepron mirë me ty. Gjatë kësaj kohe, ke pasur mundësi të veçanta për udhëtime të gjata ose ndërkombëtare. Përndryshe, për shkak se shtëpia jote e nëntë ka qenë e ndriçuar, mund të kesh ndjekur studime pasuniversitare ose universitetin e preferuar. Zona të tjera përfitimi kanë qenë botimi dhe transmetimi, si dhe fat në sistemin gjyqësor dhe çështjet ligjore.
Nëse dëshiron të ndërmarrësh një veprim të fundit në njërën nga këto fusha, fillimi i qershorit është koha perfekte për ta bërë. Hëna e re e 26 majit ishte e jashtëzakonshme dhe mund të sjellë sukses në cilëndo nga fushat që sapo u përmendën. Jupiteri do të largohet nga Binjakët më 9 qershor dhe nuk do të rikthehet për më shumë se një dekadë. Tani është koha për të vepruar, para se kjo dritare mundësie të mbyllet.
Nëse udhëtimi në fillim të qershorit është i pamundur, do të kesh një mundësi tjetër për të udhëtuar në distanca më të shkurtra, por me akomodime po aq luksoze, brenda pesë ditëve pas shfaqjes së Hënës së plotë ditën e mërkurë, më 11 qershor. Udhëtimi duhet të jetë vërtet argëtues, pasi Mërkuri, planeti i udhëtimeve, do të jetë ende nën ndikimin e një binomi të bukur me Jupiterin (më 8 qershor). Nëse duhet të udhëtosh për punë apo të nënshkruash një kontratë gjatë kësaj kohe, do të përballesh me aspekte shumë të favorshme për ta bërë këtë.
Pengesa e vetme e mundshme për udhëtim mund të jetë se bashkëshorti/ja ose partneri/ja jote nuk mund të lirohet për të udhëtuar me ty, ose do të ndihet i/e lodhur dhe do të ketë nevojë për pushim. Megjithatë, Marsi, që ndodhet në shtëpinë tënde të miqësive, do të jetë jashtëzakonisht mbështetës, ndaj është e qartë që mund të organizosh një fundjavë argëtuese me shoqet apo shokët, në një qytet interesant—dhe me Mërkurin që bashkohet me Jupiterin, kjo Hënë e plotë do të sjellë momente të paharrueshme.
Nuk ka asnjë arsye për të qenë i/e trishtuar që Jupiteri po largohet nga Binjakët—e ardhmja jote nuk ka qenë kurrë më e ndritshme. Jupiteri i favorshëm do të kalojë në një zonë shumë të veçantë të hartës tënde më 9 qershor, duke ndriçuar fuqishëm shtëpinë tënde të dhjetë diellore të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve. Përgatitu për njër nga vitet më emocionues dhe më produktivë të karrierës tënde, të mbushur me rritje profesionale dhe zhvillim. Jupiteri do të qëndrojë në këtë sektor të hartës tënde për gati 13 muaj, deri më 30 qershor 2026. Do të kesh plot kohë për të lënë gjurmë.
Për të forcuar këtë energji të artë që po jetë në jetën tënde dhe për të sjellë akoma më shumë ndikim pozitiv në karrierë, do të përjetosh edhe ditën më me fat e vitit më 24 qershor, kur Dielli i fuqishëm do të bashkohet me Jupiterin në Gaforre, në sektorin tënd të dhjetë profesional.
Vetëm një ditë më vonë, më 25 qershor, do të kemi një Hënë të re fantastike në të njëjtin sektor të hartës tënde—shtëpinë e dhjetë të përparimit profesional prestigjioz, lavdërimeve dhe shpërblimeve.
Pjesa më e mirë është se kjo Hënë e re do të të mbështesë me bekime për pesë muaj. Kjo mund të nënkuptojë që ëndrra jote më e madhe profesionale mund të realizohet, qoftë tani ose në muajt që vijnë. Mendo për gjëra të mëdha Peshore dhe mos lejo askënd të të thotë që ëndrra jote është e pamundur.
Nëse i ke premtuar vetes se do të kërkoje një rritje page apo do të negocioje një pagë për një punë të re, dritarja e artë e mundësisë është hapur, por ke vetëm një periudhë të shkurtër për të vepruar. Jupiteri është ende në shtëpinë tënde të tetë, që lidhet me paratë e të tjerëve dhe u aktivizua nga Hëna e re më 26 maj. Hënat e reja janë më të fuqishme në 10 ditët pas shfaqjes së tyre—një nga arsyet pse është e rëndësishme të veprosh tani, nëse nuk e bëre në fund të majit. Do të kesh deri në pesë muaj ndihmë nga kjo Hënë e re, por pjesa e parë e qershorit do të jetë koha më e mirë për të bërë këërkesën.
Arsyeja pse duhet të veprosh tani është se Jupiteri po përgatitet të largohet nga Binjakët dhe nga shtëpia jote e tetë (më 9 qershor), që është zona më e favorshme për ty për çështjet financiare, dhe nuk do të rikthehet në Binjakë për 12 vjet. Kjo nuk do të thotë se nuk do të jesh në gjendje të marrësh një rritje të mirë page (apo fitime nëse je i vetëpunësuar) për më shumë se një dekadë—larg qoftë!—por do të thotë se të fitosh më shumë para nuk do të jetë më aq e lehtë sa tani. Vepro tani, pasi ia vlen të përpiqesh. Shtëpia e tetë sundon shpërblimet, komisionet, pagesat e ndërprerjes së kontratës, honorarët, kreditë bankare, hipotekat dhe linjat e kreditit për biznese, kompensimet nga sigurimet, bursat, ndihmat financiare universitare, kartat e kreditit, trashëgimitë, dhuratat me vlerë, kreditë studentore etj.
Nëse nuk mund të marrësh një rritje page, ndoshta mund të negociosh për sigurim shëndetësor më të mirë, një shpërblim, ose, nëse ke një pronë në shitje, një përqindje më të lartë komisioni. Në fusha të tjera, mund të kesh mundësi të negociosh për një plan pagesash nëse nuk mund të paguash të gjitha taksat, për shembull, ose të sigurosh një kompensim më të mirë nga kompania e sigurimeve. Sa i përket parave, je ende në një periudhë të artë në fillim të qershorit.
Hëna e plotë që mbërrin më 11 qershor do të jetë në shenjën e Shigjetarit dhe do të ndriçojë sektorin tënd të pagës—atëherë mund të marrësh më në fund një përgjigje për kërkesën për një pagë më të mirë. Problemi qëndron te fakti që Saturni ndodhet në shtëpinë tënde të gjashtë duke orbituar me Neptunin, për të sjellë konfuzion dhe ndoshta mungesë informacioni të plotë. Prania e Saturnit tregon se kompania jote mund të jetë në një fazë kursimesh dhe thjesht nuk ka fonde. Në mënyrë alternative, Saturni në këtë shtëpi mund të nënkuptojë që nuk do të jesh në gjendje të punësosh dikë, sepse nuk gjen kandidatë të kualifikuar, ose sepse nuk mund t’i përballosh financiarisht. Kjo do të thotë se më shumë punë mund të përfundojë mbi supe të tua, derisa situata të përmirësohet.
Megjithatë, nga ana pozitive, planeti yt sundues, Marsi, do të mbështesë këtë Hënë të plotë në sektorin tënd të të ardhurave të fituara (shtëpia e dytë) më 11 qershor. Edhe nëse drejtuesit e kompanisë thonë se ka mungesë fondesh, është e qartë që është i mahnitur nga puna jote dhe nuk do të të humbë. Shtyje çështjen përpara.
Tani të kalojmë te disa lajme shumë emocionuese. Jupiteri, planeti i fatit dhe bekimeve, do të hyjë në shtëpinë tënde të nëntë kur të kalojë në shenjën e Ujit, Gaforre, më 9 qershor dhe do të qëndrojë aty për pak më shumë se një vit, deri më 30 qershor 2026. Me Jupiterin në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me shenjën tënde të Diellit (një aspekt qiellor), gjithë qasja jote ndaj jetës do të bëhet më optimiste dhe shumë më tepër mundësi do të vijnë në rrugën tënde.
Në mënyrë specifike, përfitimet më të mëdha do të vijnë nga temat që sundohen nga shtëpia jote e nëntë: njerëz dhe vende të huaja, marrëdhënie ndërkombëtare dhe udhëtime të gjata ose jashtë vendit. Fati i mirë do të të ndriçojë edhe në industrinë e medias (botime dhe transmetime), në çështje ligjore dhe në çdo përpjekje për të zgjidhur situata që përfshijnë emigracionin, qëndrimin e përhershëm, vizat, pasaportat dhe shtetësinë.
Më 24 qershor, kemi ditën më me fat të vitit, kur Jupiteri bashkohet me Diellin. Përdore këtë ditë për të pasur një avantazh të veçantë në çdo veprimtari që ke në plan. Mund ta përdorësh për një takim të parë, një intervistë pune, një prezantim për klientë, një udhëtim, aplikim në universitet apo për të finalizuar blerjen e një shtëpie—çdo gjë që është e rëndësishme për ty dhe që dëshiron të realizohet me një shans të jashtëzakonshëm suksesi.
Duke e çuar këtë ditë edhe më tej, një Hënë e re në Gaforre do të mbërrijë ditën tjetër, më 25 qershor dhe do të jetë një nga hënat e reja më ndriçuese të vitit. Të gjitha temat që lidhen me shtëpinë tënde të nëntë, të përmendura më sipër, do të nisin të ndriçojnë për ty në ditët pas kësaj Hëne të re. Përdore këtë kohë për të marrë një pushim me partnerin tënd romantik, ose me bashkëshortin/en dhe fëmijët. Do të kesh plot mundësi për të shijuar këto udhëtime gjatë gjithë vitit, por veçanërisht gjatë dy javëve që pasojnë 25 qershorin. Kjo Hënë e re do të të sjellë përfitime për gjashtë muaj me radhë, sepse afërsia e saj me Jupiterin në momentin kur shfaqet e bën të gjithë ndryshimin.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.