Dasma VIP

Dasma (e përfolur) e Lori Hoxhës: Çfarë thuhet deri tani

Shkruar nga Anabel

21 Tetor 2024

Dasma (e përfolur) e Lori Hoxhës: Çfarë thuhet deri tani

Lori Hoxha, trashëgimtarja e “Top Channel,” thuhet se kurorëzoi dashurinë e saj disavjeçare me partnerin, Ervis Bajraktarin, në një ceremoni tejet private.

Deri më tani thuhet se dasma me 200 të ftuar u zhvillua në Tiranë dhe ishte e organizuar nga familja e dhëndrit, pasi çifti kishte shkëmbyer premtimet e përjetshme në një ceremoni më private në Meksikë më 9 gusht, ku të ftuar ishin vetëm disa persona të përzgjedhur.

Megjithëse të ftuarit ishin nga më të njohurit e jetës publike, deri më tani nuk është publikuar asnjë foto nga dasma, pasi çifti kishte kërkuar privatësi të plotë. Por, gjithsesi, përflitet se në këtë event madhështor nuk munguan disa nga figurat më të njohura të politikës dhe medias.

Thuhet se artistët që ndezën atmosferën ishin Elita 5, me hitet e tyre të njohura dhe Albërie Hadërgjonaj.

Nga emrat që përfliten se ishin të ftuar në këtë dasmë janë: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me bashkëshorten Ajola Xoxa; bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama; si dhe Tom Doshi. Gjithashtu, thuhet se emra të tjerë të pranishëm ishin Grida Duma, Eno Popi, Bora Zemani, Ori Nebijaj, Xhemi Shehu, Armina Mevlani, Valdrin Sahiti.

Në dasmën e pretenduar mungonte Arbana Osmani, e cila sipas postimeve në Instagram, ndodhet në Londër.

Artikuj të sugjeruar: