
Ata patën një betejë të hidhur ligjore për kujdestarinë e ajzës së tyre Pia, por gjithçka duket se është e shkuar tashmë për futbollistin Mario Balotelli dhe ish të dashurën e tij, modelen Rafaella Fico.
Ylli i Liverpool dhe Rafaella janë fotografuar sëbashku me vajzën e tyre 2-vjeçare, të gjithë të veshur me të bardha, duke shijuar një ditë me diell në Milano, ku mesa duket kanë shkuar për të bërë shopping.
Çifti pati një lidhje të shkurtër në vitin 2011 që përfundoi brenda pak muajsh pasi Raffaella e xhindosur fluturoi drejt Mançesterit për t’u përballur me Marion, pas akuzave për tradhëti. Vetëm dy muaj më pas, ajo zbulon se ishte shtatzënë duke nxitur zemëratën e futbollistit për shkak se ajo e ndau lajmin më parë me mediat sesa me të.
Mario refuzoi ta njihte Pia-n si të bijën dhe kërkoi një test ADN-je. Për një kohë të gjatë ata janë ndeshur nëpërmjet mediave italiane por mesa duket, të dy kanë vendosur t’i përkushtohen vajzës së tyre.
Burimi: Daily Mail