Horoskopi

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Shkruar nga Anabel

9 Shtator 2024

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën

Mërkuri rikthehet në Virgjëreshë të hënën, duke e vënë fokusin tuaj në lidhjen mendje-trup. Më pas, të enjten, përqendrohet te marrëdhënia dhe lidhja e ndërlikuar zemër-trup. Dielli dhe Jupiteri bëhen bashkë në të njëjtën ditë dhe të ndihmon të çlirohesh nga mendimet e tepërta. Ndërsa të shtunën, Afërdita dhe Jupiteri të fton të rilidhesh me kënaqësinë dhe të heq presionin për të qenë produktiv/e.
 
Dashi
 
Përqendrohu, Dash! Mërkuri rikthehet në zonën tënde të ndërgjegjësimit që qeveriset nga Virgjëresha, duke të të ndihmuar të jetosh momentin. Gjatë kësaj jave do të arrish të identifikosh më shpejt ndjesitë e tua dhe të përjetosh të gjitha emocionet që do të të dalin përpara. Afërdita dhe Jupiteri të rilidh me njerëzit që do, ose të sjell një takim të ri interesant.
 
Demi
 
Shprehu, Dem! Të hënën, Mërkuri rikthehet në sektorin e ekspozimit emocional, duke të të ndihmuar të ndash me të tjerët atë që ke në zemër. Mërkuri dhe Marsi të mbështesin që të flasësh sinqerisht për gjithçka.
 
Binjakët
 
Çfarë po ndjen? Të hënën, Mërkuri rikthehet në hapësirën tënde, atë që është përgjegjëse për çështjet e zemrës, duke të të frymëzuar që të emërosh ndjesitë e tua. A po të thotë instinkti të afrohesh, të largohesh, apo të qëndrosh në vend? Dëgjoje zemrën dhe merr guximin ta ndjekësh atë.
 
Gaforrja
 
Shto më shumë tulla në strukturën tënde dhe aktivizo ndjeshmërinë, Gaforre! Mërkuri rikthehet në zonën tënde të komunikimit, duke të të ndihmuar të kalosh me aftësi mes aftësitë të të folurit dhe të dëgjuarit. Një bashkëveprim Mërkur-Mars, që do të ndodhë të enjten, të jep rastin që ta vendosësh në provë atë për të cilën ke punuar. Afërdita dhe Jupiteri të japin shansin të largohesh dhe çlirohesh nga e shkuara.
 
Luani
 
Qëndro me këmbë në tokë, Luan! Mërkuri rikthehet në Virgjëreshë të hënën dhe të ndihmon të qëndrosh i/e qetë në lidhje me çështjen e parave. Mërkuri dhe Marsi të kujtojnë që trupi yt përmban mençuri dhe ia vlen të dëgjohet. Fundjava të gjen me miqtë, ndaj mblidhuni dhe festoni për sukseset tuaja.
 
Virgjëresha

Gëzuar ditëlindjen, Virgjëreshë! Planeti yt sundues, Mërkuri, kthehet në shenjën tënde të hënën, duke të të dhënë qartësi në të folur, dëgjim aktiv dhe zgjidhje të problemeve. Mund të planifikosh një udhëtim me miqtë, si dhe të marrësh një vizion të ri për të ardhmen.
 
Peshorja
 
E kaluara mbetet e kaluar, Peshore. Mërkuri rikthehet në zonën tënde që merret me përfundimin e problemeve të së shkuarës, duke të të nxitur të lësh pas dhimbjen. Mërkuri dhe Marsi të ndihmon të qëndrosh i/e qetë dhe i/e përgjegjshëm/me për vështirësitë që kanë ndodhur në të shkuarën. Mos i lejo ato të ndikojnë në të tashmen dhe mandej, në të ardhmen tënde.
 
Akrepi
 
Largohu për pak kohë nga puna, Akrep! Mërkuri largohet nga zona jote e karrierës dhe përqendrohet te sektori social, i qeverisur nga Virgjëresha, kështu që largohu nga zyra dhe kalo ca kohë me miqtë e tu. Dyshja Afërdita – Mars të jep mençurinë e duhur, përmes përvojave të miqve të tu.
 
Shigjetari
 
Këtë javë je zjarr, Shigjetar! Të hënën, Mërkuri rikthehet në zonën tënde të punës, duke të të bërë ambicioz/e dhe duke të të ndihmuar të arrish qëllimet e tua profesionale me shpejtësi. Mërkuri dhe Afërdita të nxisin të marrësh në konsideratë të gjitha aspektet që të bëjnë ta duash punën tënde.
 
Bricjapi
 
Kthehu në “shkollë”, Bricjap! Mërkuri rikthehet në zonën tënde të mençurisë, e cila qeveriset nga Virgjëresha, duke të të motivuar të zhvillosh aftësi të reja përmes edukimit dhe udhëtimeve. Dyshja Mërkur-Mars të jep udhëzime të ndryshme për marrëdhënien romantike dhe raportet me të tjerët.
 
Ujori
 
Cila është e vërteta jote, Ujor? Mërkuri rikthehet në zonën tënde të ndershmërisë që qeveriset nga Virgjëresha, duke të të frymëzuar të flasësh më shpejt për botën tënde të brendshme. Dyshja Mërkur-Mars të kujton se besimi tek të tjerët varet edhe nga pritshmëritë e tua, në ato që ti formon tek të tjerët. Të dielën, Afërdita dhe Mërkuri të ftojnë në një aventurë argëtuese, kështu që ndiq kureshtjen.
 
Peshqit
 
Gjej zgjedhjen që të përshtatet më shumë! Mërkuri rikthehet në sektorin tënd të negociatave dhe qeveriset nga Virgjëresha të hënën, duke të të ndihmuar të shohësh konfliktin si një problem që kërkon një zgjidhje shumë të madhe. Të enjten, Mërkuri dhe Marsi të frymëzon të ndash një ndjesi të thellë me dikë tjetër, për ta bërë marrëdhënien edhe më domethënëse.