Shqipëria

Alfred Peza dorëhiqet nga posti i drejtorit në RTSH

Shkruar nga Anabel

6 Shtator 2024

Alfred Peza dorëhiqet nga posti i drejtorit në RTSH

Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar, pas disa ankesave publike që u bënë ndaj tij. Bledi Strakosha dhe Alketa Vejsiu ishin disa nga personat publikë që folën për ‘padrejtësitë’ e bëra nën drejtimin e Pezës.

Alfred Peza dorëhiqet nga posti i drejtorit në RTSH

Peza u akuzua nga Bledi Strakosha, i cili prej 8 vitesh ka qenë pjesë e stafit të RTSH-së.  Ai njoftoi ndjekësit në Instagram për largimin dhe s’i kurseu kritikat:

“Tetë vitet e fundit në RTSH për mua u mbyllën. Asgjë e re dhe asgjë tronditëse për dikë që prej 32 vitesh punon në media. Me lëvizjet e tregut, me ndryshimin e shijeve të audiencës e ndoshta edhe me tekat e drejtuesve a me të kujt u gjendet pranë në zyrë a gjetkë në çaste të caktuara të ditës e të natës, jemi mësuar dhe nuk kapemi të papërgatitur”, e nisi ai deklaratën.

Më tej, vijoi:

“I vetmi emocion (i kuptueshëm kësaj radhe) vjen nga lidhja dhe afërsia shpirtërore imja me këtë institucion ku kam hyrë që fëmijë, ku kam mësuar ABC-në e profesionit, ku jam formuar nga profesionistë të televizionit e të drejtimit të mediave”, pasi në RTSH ka nisur karrierën e tij në vitet ’90, për të prezantuar emisione të ndryshme.

Bledi bëri një pasqyrim të situatës brenda RTSH-së dhe u shpreh se televizioni është në një gjendje të tillë, ku profesionistët kanë bërë një pakt të heshtur për t’u trajtuar siç trajton qytetari një shtëpi me qira:

“Që nga fillimi i viteve ‘90-të kur nisa punën në RTSH, kam parë të kalojnë shumë emra të njohur të televizionit, siç kam parë të vijnë e të ikin drejtues dhe emërues drejtuesish: secili me shkallën e vet të përkushtimit, ndershmërisë, aftësisë, zgjuarsisë, qytetërimit. Për vullnete, të cilat nuk është ky rasti t’i analizoj, RTSH ka shumë vite që ndodhet në gjendjen që njihet, por ajo që mund të them është se në këtë institucion ka ekzistuar një lloj pakti i pashprehur ku profesionistët janë trajtuar të paktën si trajton qytetari shtëpinë me qira apo fshatari hurmën e fqinjit kur i bie në oborr”.

Ai vazhdoi postimin dhe tha se ëndërron që RTSH të ketë një fat mesatar:

“Për sa po ndodh aktualisht në RTSH nuk bëj asnjë koment. E vetmja frazë që mund të shpreh është se ëndërroj të vijë dita që RTSH të ketë një fat mesatar. Të paktën! Së fundmi, gjej rastin të falënderoj nga zemra të gjithë ju që në këto tetë vite keni zgjedhur të më ndiqni apo edhe ju që në ekranin e RTSH-së e që në programet e mia keni ndalur rastësisht”, duke shprehur edhe falenderimet e tij për personalitet që e kanë pranuar të jenë pjesë e emisionit të tij dhe shtoi se herët a vonë do të shihet me ndjekësit e tij diku.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bledi Strakosha (@bledistrakosha)

Alketa Vejsiu gjithashtu bëri një kritikë publike për Pezën.

Alfred Peza dorëhiqet nga posti i drejtorit në RTSH

"S’do ia fal kurrë drejtorit aktual atë që i bëri gruas së babait tim në ditët më të vështira. Edlira mori leje pa të drejtë page dhe ndërsa i shërbente një të sëmuri që luftonte me jetën në spital, edhe pasi lajmëroi, e hoqën nga puna në mënyrën më të shëmtuar që mund të ekzistojë. 32 vite punë në atë televizion. I ka hedhur në gjyq dhe pretendon shumë paga dhe do ta fitojë gjyqin, si shumë të tjerë që kishin të njëjtin fat dhe kanë ndjekur të njëjtën rrugë ligjore. Koston e mban shteti shqiptar për shkeljet e drejtoreshës së DBNJ, Anila Agalliu, e cila nuk dënjon të kthejë as përgjigje, harron që është e përkohshme aty dhe nuk është në biznesin e saj privat që të bëjë ç’të dojë”, u shpreh ajo në Instastory.

Alketa shtoi:

“Unë i shmang polemikat, por më duhet të mbaj qëndrim publik sot. Kam lexuar shumë për Fredin këtë kohë. Të gjithë ata që e atakojnë (sulmojnë) nuk e kanë dritaren time, kështu që po flas edhe për ata. Mos i shkel kurrë njerëzit që të shtruan rrugën ku ecën ti sot, Fred, me kostumin e një drejtori që s’di ta mbash e nuk të shkon fare, se ti nuk di të jesh njeri dhe ky është kriteri i parë i njerëzve që sjellin progress. Atë pozicion pak njerëz mund ta dinë ta mbajnë. Ti thjesht nuk je i denjë! Të rroftë xhaketa me shamiçkë!”.

“Rastin e kësaj gruaje të mirë që hoqën nga puna do e bëj unë publik, edhe pse mori leje oa të drejtë page, për emergjencë (fatkeqësi) e paparashikuar me ligj dhe kjo më mirëkuptoni, nuk është revolt banale për çështje page, se atë do ta ketë sa të ketë jetën, por çështje dinjiteti dhe të drejtë për atë nepotizmin që ulet këmbëkryq në shumë institucione dukei hequr mundësitë meritës dhe kontributeve të shumë njerëzve. Të shkosh në pension me dinjitet, meqë ka punuar me korrektesë për 32 vjet, është trofe i rëndësishëm, që ti ia vodhe”, shkroi Alketa.

“Karma është një k*rvë, mos e harro, Alfred Peza! Ne të gjithë e marrim atë që meritojmë! Ka Zot!”, përmbylli reagimin ajo.

Alfred Peza dorëhiqet nga posti i drejtorit në RTSH

Një reagim për situatën në RTSH bëri edhe opozita dhe deputetja Ina Zhupa, e cila bëri publike listën e punonjësve të shkarkuar nga postet e tyre. Sipas saj, u hoqën nga puna 125 punonjës, pa ndonjë aryse.