Instagramming

Tayna dhe ish-menaxheri i saj bëjnë paqe

Shkruar nga Anabel

21 Qershor 2024

Tayna dhe ish-menaxheri i saj bëjnë paqe 

Tayna dhe ish-menaxheri i saj, Rinor Hykolli kanë lënë pas konfliktet. Lajmin e ka bërë me dije vetë Rinori, përmes një postimi në Instagram, të cilit edhe Tayna i ka bërë repost.

“Kemi nisur këtë rrugëtim bashkë dhe si çdo rrugëtim tjetër, edhe ky i bashkëpunimit tonë përfundoi. Me të mirat e të këqijat, të dy kemi pasur sukses së bashku. Unë dhe Tayna jemi marrë vesh që nga ky moment do të vazhdojmë tutje rrugëve tona, secili pa pengesa. Vajzës i uroj suksese si artiste e pavarur dhe gjithë të mirat”, shkroi Rinori.

Tayna dhe ish-menaxheri i saj bëjnë paqe

Reagimi i tij vjen pas bllokimit të këngës së Tayna-s në të gjitha platformat muzikore. Më herët, Tayna ka bërë një reagim, duke u shprehur: “Kënga është fshirë nga të gjitha platformat nga dikush që pretendonte se ishte burrë. Unë dhe gjithë ai ekip i madh që ka punuar kemi harxhuar shumë kohë dhe energji për ta perfeksionuar deri në detaje, që kushdo që kalon kohë të vështira, ta gjejë veten dhe t’i japë forcë, qofshin poezia me këngë, qoftë videoklipi. Plus, nga ai projekt nuk është marrë asnjë cent. E këtë, e kam bërë veç për ju, publikun tim që më shkruanit çdo ditë për t’u rikthyer”.

Më tej, ajo shtoi: “Është shumë e vështirë të jesh grua në këtë planet, sidomos kur të shohin si interes ose si “kërcënim”. Përveç kësaj, edhe akuzohesh pa faj për gjëra të krijuara nga egoja mashkullore. Unë si fëmijë i vetëm që e mbaj familjen e që prindin nuk e kam në gjendje të mirë shëndetësore, nuk di ç’të them tjetër, veç: “A i luten Zotit këta njerëz?”.

Tayna dhe ish-menaxheri i saj bëjnë paqe

Por, pas kësaj ndodhie duket se konflikti është sheshuar dhe tanimë ata kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Tayna dhe Rinori kanë bashkëpunuar qysh prej vitit 2016 dhe në mars të këtij viti, vendosën që të ndanin rrugët.

Artikuj të sugjeruar: