Alketa Vejsiu, në një moment të programit “Në Kurthin e Piter Pan”, gjatë bashkëbisedimit me Fifin, rrëfeu se kishte pësuar një aksident, ku një çift të rinjsh ishin përplasur me makinën e moderators.
“Mua e di ç’më ka ndodhur sot Fifi? Gjysma e makinës sime është e shtypur dhe kam pasur një incident sot, që nuk e di si kam shpëtuar…Zoti është i madh!”, u shpreh Alketa, duke shtuar: “Një djalë 18 vjeç sa kishte marrë patentën, frenuar ishim, makina iku në anën tjetër. Dhe nuk e di, shyqyr, kisha vënë rripin e sigurimit”.
Më tej, Fifi e pyeti nëse ishte mirë dhe Alketa konfirmoi se po, madje se kishte shkuar edhe në orën 21:01 në punë. “Jam mirë, kam ardhur në orën 9 e një minutë këtu, jam mirë…Jam mirë!”.
Nisur nga kjo histori, Alketa tregoi se është supersticioze, pasi në ditën e djeshme, ndjente një energji të çuditshme:
“Unë jam shumë supersticioze. Mendoj që sot kishte një energji të çuditshme, por jam mirë. Fatmirësisht dhe ata që na përplasën janë mirë, se ishin të rinj. Djali 18, vajza 17 vjeç. Jemi mirë të gjithë!”, tha ajo dhe mandej, vijoi me programin.
Pra, mesazhin e morët! Rripin e sigurimit vendoseni gjithnjë dhe bëjini sytë katër në rrugë. Aksidentet ndodhin kur ti s’i pret.