Showbiz dhe TV

Ç’po ndodh me raportin e Gracianos dhe Argjirës?

Shkruar nga Anabel

21 Maj 2024

Ç’po ndodh me raportin e Gracianos dhe Argjirës?

Teksa ishte brenda në “BBVA 3”, Graciano Tagani u shpreh se marrëdhënia e tij me Argjirën kishte pësuar një krizë dhe ishte në ankth për një sinjal. Mesa duket, pas daljes së dytë të koreografit, ai dhe Argjira i kanë zgjidhur sfidat në marrëdhënien e tyre dhe tanimë janë sërish bashkë.

Mjaftoi një ngacmim nga moderatori Edi Manushi që të zbulohej nga vetë Argjira se çifti i ka dhënë fund krizës. Moderatorja ishte në një lidhje direkte në “Procesin Sportiv” për të njoftuar se ka nisur sërish rubrika “She’s on Top” në emisionin “E Diell”. Ajo, u shfaq e rrethuar nga modelet e tjera dhe me Katerinën, fituese e “She’s on Top” vitin e kaluar dhe Manushi e pyeti se kë do të votonte.

“Për kë do votosh në “Big Brother”?”, e pyeti Manushi Katerinën dhe ajo iu përgjigj se vota e saj shkon për Eglën. “Ore, m’u dëgjua si Graciano. Thuaji që ka dalë Graciano”, ngacmoi Manushi vajzat.

Këtu ndërhyri Argjira, e cila u shpreh: “Dëgjo, gocat janë familjarizuar pak me Gracianon këtu në mbrapaskena kështu që e kanë bërë si të vetin. Kështu le të flasim vetëm për ata që janë larg për momentin”.

Duket se kjo deklaratë i doli në shteg Manushit, i cili tha: “Stop! Stop! Graciano është aty me ty?”

“Ua, e thashë?! Po, Graciano është këtu me mua”, tha moderatorja e buzëqeshur.

Ç’po ndodh me raportin e Gracianos dhe Argjirës?

Sa i përket krizës së tyre, Graciano ka folur për marrëdhënien e tij gjatë një bisede me Françeskën, brenda “BBVA 3”. Banori ka treguar se ka një zënkë dhe një krisje në raportin e tyre, duke rikujtuar edhe një diskutim të tyrin, 1 vit më parë. Moderatorja kishte shprehur dëshirën që të kishin një fëmijë, ndërsa Graciano nuk ndihej gati. Megjithatë, të dy kishin dakordësuar që të prisnin momentin e duhur.

“Jam zënë. Me thënë të drejtën, mezi pres ndonjë gjë. Ajo më ka thënë që të mos e përmend brenda. Jam pak si në alarm dhe shpresoj që kur të dal të ftillohem. Edhe ditën që e pyeta mamin, ajo më tha se kishte folur (me Argjirën), por situata ishte si e ftohtë”.

Në lidhje me dëshirën e Argjirës për të pasur një fëmijë, Graciano u shpreh: “Argjira e pati një vit që e vendosi që donte fëmijë, por unë nuk isha gati. Duhet ndjerë mirë nga të dyja palët. Edhe kur thonë gratë ose burrat që do bëjnë një fëmijë, duhet ndjerë mirë nga të dy. Duhet të jetë e pjekur gjëja, nga të dy”.

Ç’po ndodh me raportin e Gracianos dhe Argjirës?

Ai shtoi se edhe Argjira ka pasur dilema sepse nuk ishin krijuar kushtet.

“Dashuria është shumë e madhe, por ndonjëherë nuk mjafton. Nëse ndahem nga Argjira përfundimisht, s’e di, më duket shumë e vështirë për të filluar me një person tjetër. Më duket gati e pamundur, pavarësisht se jeta vazhdon. Por, në këto momente, nuk shoh dot njeri tjetër”, u shpreh ai, por theksoi edhe se dëshira për një fëmijë nuk është arsyeja e krisjes mes tyre.