Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Brazil, ku një grua u paraqit me xhaxhain e ndjerë në një karrocë me rrota, pranë një banke. Xhaxhai 68-vjeçar kishte ndërruar jetë disa orë më parë, por gruaja pretendoi që t’i lëvizte atij dorën që të nënshkruante marrëveshjen e kredisë.
Pamjet e kamerave treguan Erika Vieira Nunes, e cila po drejtonte trupin e burrit të ndjerë në bankën në Rio de Janeiro, duke i kërkuar punonjësit të bankës që të merrte një kredi prej 3.250 dollarësh. Ajo mbajti në dorë një stilolaps dhe nisi të lëvizte dorën e burrit, duke e “inkurajuar” që të firmoste. Më pas, iu drejtua punonjësit, duke u shprehur se xhaxhai ishte tip i heshtur dhe nuk fliste.
Duke qenë se burri i ndjerë, normalisht, nuk lëvizte, Erika iu drejtua duke i thënë se nëse nuk ndihej mirë, mund ta çonte në spital.
Ndonëse fillimisht nuk dyshoi askush, punonjësit e bankës vunë re se të ndjerit i binte koka kur gruaja nuk e mbante dhe njoftuan policinë. Kjo e fundit mbërriti me shpejtësi, kuptoi se burri kishte ndërruar jetë dhe arrestoi gruan për mashtrim.
Avokati i doli në mbrojtje gruas, duke thënë se burri kishte ndërruar jetë në bankë, por përmes analizave mjeko-ligjore, rezultoi se në fakt, xhaxhai i ndjerë kishte ndërruar jetë më parë.