Përshëndetje sërish goca të mbrekullueshme! Më mbani mend nga artikulli im i fundit? Jam ajo skeptikja që u shndërrua në një të fiksuar pas kujdesit të lëkurës dhe makeup-it. Epo, bëhuni gati sepse aventura ime me SKosmetics vazhdon dhe këtë herë ka shumë po shuuumë detaje festive, për të cilat me siguri do të më falenderoni më vonë. Unë jam gati to spill the tea për eventin “sekret” të fundjavës! Ju?
Imagjinoni: Një vilë minimaliste të dekoruar me qirinj, pemë Krishtlindjesh, dhurata të paketuara bukur. Mendoni: tringëllima gotash, të qeshura dhe biseda mes gocave. Të them të drejtën, unë e kam quajtur veten Grinch kur vjen puna te atmosfera e fundvitit, por këtë vit nuk e di pse u përfshiva nga një ndjesi për të provuar gjëra të reja. Kështu që nuk e refuzova ftesën për të qenë pjesë e mbrëmjes që SKosmetics organizoi me komunitetin SKosmetics Club, ku u prezantua koleksioni surprizë: Christmas Collection.
Eventi ishte tepër mikpritës: meloditë e festave, ambienti i zbukuruar këndshëm dhe “aroma” e diçkaje festive ndihej në ajër. Sikur të mos mjaftonin këto, nuk munguan akvititetet për ta bërë përvojën gjithëpërfshirëse.
Për shembull kryem testin e armokromisë, që analizon sytë, flokët, lëkurën dhe tregon ngjyrat që përshtaten në mënyrë më harmonike me tiparet tona (unë isha te tonet e ftohta); u shpërndanë dhurata me produkte për të gjitha gocat; krijuam gingerbread house të ndarë në dy grupe dhe grupi fitues (grupi im :)) fitoi ulje te koleksioni i ri.
Tani, flasim pak për koleksionin? Themeluesja e SKosmetics, Sara Karaj, prezantoi koleksionin e ri – katër buzëkuq të lëngshëm dhe një portofol për produktet kozmetike sepse ne jemi goca të mirëorganizuara që duam t’i kemi të gjitha produktet e grimit në vendin e duhur.
Nuancat? Oh, perfekte për çdo moment dhe stil. Ato ishin padiskutim magjia e festës: ju prezantoj me Base – një ngjyrë bazike, perfekt për përditshmëri, Teddy – nuancë më e errët, që mund të vendoset kurdo, Lotus – për gocat që duan të theksojnë buzët në gjithë portretin, Hype – një miks i të kuqes dhe ngjyrës kafe, perfekt për sezonin e dimrit.
Unë i provova të katërt nuancat dhe të them të drejtën, ishin të gjitha të lezetshme sepse si Virgo që jam, deri te këto ngjyra mund të shkoj; çdo ton tjetër s’është për mua. Buzëkuqët, një përzierje e elementëve si vaj ulliri, vitamina dhe lycopene, premtojnë të zgjasin 8 orë në përdorim. Në buzë nuk ndihej ajo thatësia tipike e produkteve matte, pasi përfundimi ishte velvet-matte.
View this post on Instagram
Rezultati? Buzëkuqët e koleksionit të fundit janë të preferuarit e mi për momentin, sepse jo vetëm që qëndrojnë perfekt, por janë një super ide për dhurata për mamin, motrën, kunatën, shoqen e ngushtë, kolegen e preferuar etj.
Unë po e mbyll rrëfimin tim duke jua sugjeruar plotësisht dhe ju këshilloj të regjistroheni te SKosmetics Club, sepse me siguri do të kenë të tjera surpriza. Ne do të rilexohemi sërish. Deri atëherë, gëzuar festat dhe si gjithmonë: Stay fabulous, my darlings!