Flokët

A janë rikthyer baluket anësore? Ja VIP-at që konfirmojnë trendin

Shkruar nga Anabel

5 Dhjetor 2023

A janë rikthyer baluket anësore? Ja VIP-at që konfirmojnë

Mjaftoi një investigim i thjeshtë te protagonizmi i disa grave të famshme për të kuptuar tendencën e re të flokëve që duket se do të dominojë vitin e ardhshëm. VIP-at në tapetin e kuq të eventit Academy Museum Gala u shfaqën pikërisht me këtë model flokësh.
 
Ylli i “Devil wears Prada” ishte vetëm një nga shumë të famshme që e konfirmoi stilin që po diskutohet për vitin 2024. Dua Lipa, Keke Palmer, Christina Ricci, Natasha Lyonne, Chloë Grace Mortez, Eva Longoria, Saoirse Ronan, Cara Delevingne ishin pjesë e eventit dhe përveç shkëlqimit të veshjeve dhe aksesorëve vezullues, flokët me baluken anësore ishin detaji që ranë në sy.

Rikthimi i balukeve anësore nuk është një trend krejtësisht i ri, pasi stili është shfaqur shumë gjatë viteve të fundit.

Le t’u hedhim një sy grave të njohura që duket se po rikthejnë këtë trend të njohur të flokëve:

A janë rikthyer baluket anësore? Ja VIP-at që konfirmojnë
Eva Longoria
A janë rikthyer baluket anësore? Ja VIP-at që konfirmojnë
America Ferrara
A janë rikthyer baluket anësore? Ja VIP-at që konfirmojnë
Keke Palmer
A janë rikthyer baluket anësore? Ja VIP-at që konfirmojnë
Dua Lipa

 
Burimi: Glamour