Keke Palmer, për të faktuar padinë e saj për dhunë fizike dhe emocionale, ka paraqitur foto në të cilat tregohen momente ku ish-i i saj, Darius Jackson e ka dhunuar. Ylli i “Nope” kërkoi kujdestarinë e plotë të djalit 8-muajsh, Leo dhe tha se Jackson e ka abuzuar fizikisht dhe emocionalisht.
Në fotot që ajo ka treguar në padi, tregon se Jackson e ka sulmuar, pasi ajo nuk dëshironte që Leo të shkonte në një lojë futbolli. Ajo detajoi sulmin duke thënë se ai e kapi nga qafa dhe fytyra, si dhe e hodhi në divan, i mori telefonin dhe u largua nga shtëpia.
Fotot e bashkëlidhura në padi janë marrë nga kamerat e sigurisë së shtëpisë së Palmer.
Ajo rrëfeu edhe një incident të ndodhur në shkurt të vitit 2022. Keke tha se i tregoi ish-it një foto me bikini, për t’i treguar progresin në palestër. “Në dhomën e gjumit, ai më përplasi në dysheme dhe më qëlloi në kokë. Të nesërmen në mëngjes, po qëndronte në krye të shkallëve, afër derës kryesore dhe po bërtiste nëse do të zbrisja”, aludon Palmer.
Aktorja shtoi: “Kur isha te shkallët, ai më kapi nga qafa dhe më përplasi në shkallë”.
Në dokumentet e gjyqit të siguruara nga Page Six, Palmer shprehet se ka pasur shumë momente dhune fizike nga ish-i, 29 vjeç, duke përfshirë: shkatërrimin e pronës së saj private; hedhjen e sendeve të saj nëpër rrugë; hedhjen e çelësave për ta ndaluar të largohet; gjuajtjen para djalit të tyre; kërcënime se do të vriste veten me pistoletë nëse ajo e linte; ngacmime dhe abuzime të tjera emocionale dhe fizike.