Beauty

Isha e bindur që produktet e SKosmetics nuk do të më pëlqenin dhe ja ç’ndodhi

Shkruar nga Anabel

9 Nëntor 2023

Isha e bindur që produktet e SKosmetics nuk do të më

Njëherë e një kohë (ok, disa javë më parë), duke u kthyer nga puna për në shtëpi, u ndesha me një dyqan me produkte kozmetike që më tërhoqi vëmendjen nga dekori. Megjithatë, isha plotësisht e bindur që i kisha parë të gjitha. Dua të them, çfarë mund të më ofronte një brand, aq më tepër shqiptar, që nuk e kisha provuar kurrë? Kisha një sërë arsyesh pse isha skeptike. “Çfarë?” mund të pyesni ju.

Doja të mos më pëlqente. Po, e lexuat mirë. Më quani më shumë kritike seç duhet, por të them të drejtën, isha lodhur duke provuar me dhjetëra kremra e maska. Madje kam pasur përvoja të këqija edhe me markat më të njohura, produktet e të cilave kushtojnë sa qimet e kokës. Hyra në dyqan duke rrotulluar sytë me mospërfillje: “Ok, le të shohim se për çfarë është e gjithë kjo bujë,” mendova me vete.

Isha e bindur që produktet e SKosmetics nuk do të më

Në momentin që shkela brenda dyqanit të ri të SKosmetics në ish-Bllok, vura re që ishte punuar në mënyrë që gjithçka të dukej si një oaz i paqtë; dukej si një ndërthurje e një salloni elegant parizian dhe një hapësire nga ato që më dalin në Pinterest. Personaliteti im i dytë – ai që kritikon gjithçka – heshti për një çast.

Isha e bindur që produktet e SKosmetics nuk do të më

Vajzat e dyqanit po më prezantonin produktet e reja dhe unë thjesht po i dëgjoja. Ah, harrova t’ju them. Jam po aq kurioze sa jam edhe kritike. Më ngeli në mendje Founcealer, ndoshta nga emri disi i çuditshëm. Më intrigoi për faktin që ishte një kombinim 2-në-1, fondatinë dhe korrektor. “Po marr këtë, thjesht për kuriozitet,” i thashë vetes. Plus kishte paketim shumë të lezetshëm (ju me siguri e kuptuat që jam Virgo në horoskop).

Shkova në shtëpi dhe vendosa ta provoj. Founcealer kishte një mbulim që dukej natyral, por në të njëjtën kohë largonte çdo shenjë, njollë apo skuqje në lëkurë. Fytyra kishte atë shkëlqimin tipik të shëndetshëm. “Hmm, jo keq,” mendova. “Le të shohim nesër si do qëndrojë gjithë ditën në fytyrë.” E provova dhe pse të gënjej – qëndroi shumë mirë. Megjithëse, duhet ta them: Ngjyra s'ishte e duhura. S'e di ç'pata, por edhe një perfeksioniste si unë mund të rrëmbehet nga drita dhe të zgjedhë ngjyrën e gabuar. (Jo, kjo s'do të thotë që Virgot gabojnë!).

Isha e bindur që produktet e SKosmetics nuk do të më

Kështu, historia ime me Founcealere SKosmetics duket si ato historitë e dashurisë që nisin nga një flirt në një ditë boring dhe përfundojnë me “dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë”. Nisa të reflektoj, me thënë të drejtën, për mënyrën si e kisha gjykuar SKosmetics si një indie brand (një markë që operon në mënyrë të pavarur, pa një kompani mëmë në krye). Pyeta veten: Pse duhet të blejmë indie brand? Direkt në Google: Why should we buy indie brands?

Isha e bindur që produktet e SKosmetics nuk do të më

Lista me arsye ishte e gjatë: sepse kanë produkte unike dhe inovative dhe nuk janë të kufizuara nga rregullat strikte të korporatave; sepse i japin përparësi praktikave etike, testimit pa mizori dhe paketimit miqësor me mjedisin; sepse kontribuojnë në rritjen e ekonomisë lokale etj. Në rastin e SKosmetics, të gjitha produktet janë Made In Italy, pa përbërës toksikë, pa paraben, nuk shkaktojnë alergji, janë veganë dhe të pasur me vitamina, minerale, antioksidantë dhe lëndë të tjera ushqyese.

Isha e bindur që produktet e SKosmetics nuk do të më

Unë e nisa me Founcealer, por kurioze jam të provoj edhe produktet e reja që janë duke u pantentuar sepse janë unike në llojin e tyre, si Creamy Brush apo Eye Pencils. Ah, edhe Rushed – Off Mascara që është një produkt bestseller. Më pëlqejnë kur më përcjellin ndjesinë që ekipi krijues ka derdhur gjithë përkushtimin e mundshëm për të sjellë në treg produkte që tejkalojnë të zakonshmen.

Isha e bindur që produktet e SKosmetics nuk do të më

Isha e bindur që produktet e SKosmetics nuk do të më

Themeluesja Sara Karaj punon për SKosmetics prej disa vitesh. Çfarë nisi si një kanal i zakonshëm për makeup-in në YouTube u shndërrua më pas në një brand që sot gëzon një komunitet besnik.

Isha e bindur që produktet e SKosmetics nuk do të më

A jam unë pjesë e komunitetit? Nuk di ta them, është ende herët; kam të tjera produkte të SKosmetics për të provuar. Megjithatë, nuk jam më skeptike, as paragjykuese, përkundrazi shumë kurioze. Siç e kuptuat nga rasti më sipër,ndonjëherë gjërat më të mira vijnë kur nuk i pret.

Isha e bindur që produktet e SKosmetics nuk do të më

Kështu pra goca, rilexohemi në një tjetër artikull. Do të provoj të tjera produkte të SKosmetics dhe do t’ju përditësoj.

Deri atëherë, stay fabulous!