TikTok-u dhe rrjetet sociale nuk njihen si “vendi i shërimit” për shumë situata apo ngjarje që u ndodhin njerëzve në jetë, por Taryn Delanie Smith ka vendosur që ta ndryshojë këtë gjë.
E njohur si "recepsionistja e qiellit", përmes videove në TikTok, 26-vjeçarja përpiqet të ngushëllojë njerëzit që kanë humbur të dashurit e tyre me pak doza humori dhe shprese.
E veshur me një robdishambër të bardhë, peshqir në kokë dhe një brisk rroje në vend të telefonit në vesh, Smith futet në rolin e Denisa-s që përshëndet të sapoardhurit në qiell me një buzëqeshje të ngrohtë.
Ideja e xhirimit të videove i lindi krejt rastësisht në dush, kur filmoi veten për herë të parë, por shumë shpejt e ktheu profilin e saj viral në TikTok.
@taryntino21 Parts of this email were shared with permission from @Becca Darling ?? it took me awhile to be able to record this one without getting teary. Hugs becca. #grief #heaven #receptionist ? original sound - Taryn Delanie?
Videot po prekin edhe përdoruesit e rrjeteve sociale që nuk janë shumë të ndjeshëm. Një komentues shkroi në një nga videot e Taryn: "Unë nuk jam njeri që shkoj në kishë apo prirem të ndjek besime fetare, por kam shumë ankth dhe frikë për kohën që po jetojmë. Videot e Taryn më bëjnë të ndihem pak më mirë”.
"Jam shumë e nderuar që njerëzit më besojnë historitë dhe ngjarjet me të dashurit e tyre. Nëse mund të ngushëllojë dikë, kjo është një dhuratë e bukur dhe mundësi e mirë," thotë ajo.
A mund t'i ndihmojë humori njerëzit të përballojnë trishtimin? Shumë nga videot e "recepsionistes së qiellit" i qasen trishtimit me humor dhe mjeku John Whyte thotë se nuk është i befasuar që njerëzit po reagojnë ndaj tyre në mënyrë pozitive.
@taryntino21 Replying to @MJBM0723 I hope its ok I assumed her age, she just felt like a little one as Ive thought about her over the last week or so. For anyone who has ever lost a little one. #heaven #receptionist ? original sound - Taryn Delanie?
“Mund të duket e çuditshme të flitet për vdekjen me të qeshur dhe humor, por ky duhet të konsiderohet një mekanizëm i rëndësishëm me të cilin njerëzit përballen në jetë,” thotë ai. “Njerëzit tërhiqen nga këto video sepse i bëjnë të qeshin dhe të përmirësojnë disi gjendjen në të cilën ndodhen”.
Burimi: Today