Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

25 Shtator 2023

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Përplasja mes policisë së Kosovës dhe personave të armatosur serbë përfundon me katër të vrarë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një përplasje mes personave të armatosur dhe autoriteteve të Kosovës në një manastir pranë kufirit me Serbinë përfundoi me vrasjen e katër personave, thanë autoritetet në Prishtinë, pas një operacioni policor për të rimarrë kontrollin e zonës.

Njoftimi erdhi pas një dite kaotike që filloi kur një patrullë policie ra në pritë pranë fshatit Banjska herët të dielën. Një oficer policie i Kosovës, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë.

Policia e Kosovës tha më vonë në një deklaratë se të paktën tre sulmues ishin vrarë dhe një u arrestua gjatë përleshjes. Policia tha se manastiri ku ishin strehuar 30 burra të armatosur është nën kontroll.

Presidenti i Serbisëm Aleksandar Vucic, dënoi vrasjen e oficerit të policisë, por fajësoi Albin Kurtin për persekutimin e serbëve etnikë të Kosovës. “Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga zyrtarët në Beograd po sulmon vendin tonë,” shkroi Kurti në rrjetet sociale.

Matteo Messina Denaro, "kumbari i fundit" i mafies siçiliane, ka vdekur

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Matteo Messina Denaro, “kumbari i fundit” i mafies siçiliane i cili u akuzua për organizimin e disa prej krimeve më të tmerrshme të kryera nga Cosa Nostra, ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë, raportojnë mediat italiane.

Në janar, Denaro, 61 vjeç, i cili fshihej që nga viti 1993, u kap në një klinikë private në Palermo, ku trajtohej për tumor. Në vitin 2002, ai u shpall fajtor dhe u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen ose urdhërimin e vrasjeve të dhjetëra njerëzve.

Gjermani: E djathta ekstreme në rritje

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sondazhet tregojnë se bindjet e forta politike po përhapen përtej grupeve demografike tradicionalisht të krahut të djathtë. Një raport i ri nga një institut gjerman ka detajuar një rritje të ekstremizmit të krahut djathtë në të gjithë vendin.

Sipas Fondacionit Friedrich Ebert, një institut kërkimor i qendrës së majtë, të dhënat e sondazhit tregojnë se 1 në çdo 12 gjermanë pajtohet me një formë të ideologjisë së djathtë ekstreme.

Politika e ekstremit të djathtë, ose ekstremizmi i krahut të djathtë, i referohet një spektri të mendimit politik që tenton të jetë radikalisht konservator, ultra-nacionalist dhe autoritar. Historikisht, "politika e ekstremit të djathtë" është përdorur për të përshkruar përvojat e fashizmit, nazizmit dhe falangizmit.

Mbretëri e Bashkuar: Inteligjenca artificiale mund të përdoret për të krijuar armë biologjike, paralajmëron qeveria

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shqetësimet se kriminelët ose terroristët mund të përdorin inteligjencën artificiale për të shkaktuar shkatërrim në masë do të diskutohet në një samit të liderëve botërorë.

Zyrtarët britanikë po bëjnë turne nëpër botë përpara samitit të sigurisë së inteligjencës artificiale në nëntor. Ata shqetësohen se teknologjia së shpejti do të jetë mjaft e fuqishme për të ndihmuar individët të krijojnë armë biologjike ose t'i shmangen kontrollit.