Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

17 Shtator 2023

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një tjetër stuhi: Gjendje e jashtëzakonshme në disa zona në SHBA dhe Kanada

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Mijëra njerëz në SHBA dhe Kanada u prekën nga stuhia Lee, e cila solli reshje të shumta shiu dhe erëra të forta, të cilat shkaktuan dëme dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
 
Stuhia është duke lëvizur drejt verilindjes dhe mund të godasë të tjera provinca në Kanada.
 
Në Maine, një ndër shtetet me më shumë pemë dhe gjelbërim në SHBA, situata është goxha e vështirë, pasi pemët janë dobësuar shumë për shkak të ndryshimeve të motit. Sipas meterorologëve, pritet që stuhia të jetë edhe më e fortë.

Belgjikë: Dënohen 8 persona për sulmet terroriste në Bruksel

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gjykata Speciale e Brukselit dënoi me burg 8 të dyshuar për sulmet terroriste të ndodhura në vitin 2016, ku si pasojë gjetën vdekjen 32 persona. Një prej autorëve, u dënua me 20 vite burg.
 
Salah Abdeslam, mori dënimin prej dy dekadash dhe ishte i vetmi i mbijetuar i grupimit që sulmoi Parisin në 2015-ën, duke vrarë 130 persona.

Djali i El Chapo-s ekstradohet në SHBA

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ovidio Guzman, djalit i bosit të drogës El Chapo (emri i vërtetë i së cilit është Joaquin Guzman), është ekstraduar në SHBA për akuzat që lidhen me trafikimin e drogës.
 
Dyshohet se ai ka udhëhequr kartelin e drogës së Sinaloas, së bashku më vëllain e tij. Karteli u krijua nga babai i djemve.
 
Gjithashtu, thuhet se Ovidio ka urdhëruar vrasjen e një këngëtareje që refuzoi të performonte në dasmën e tij.
 
Ai u arrestua në janar pikërisht në shtetin verior të Sinaloas dhe që prej atëherë është mbajtur në paraburgim.

Polonia ndalon hyrjen e makinave të regjistruara në Rusi në territorin e saj

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Duke nisur që nga dita e sotme, Polonia do të ndalojë hyrjen e makinave të regjistruara në Rusi.
“Ky është një element i mëtejmë i sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë dhe qytetarëve të saj në lidhje me luftën brutale në Ukrainë dhe për faktin se shteti rus sot paraqet kërcënim për sigurinë ndërkombëtare”, u shpreh ministri i Brendshëm polak, Mariusz Kaminski.