Tetë burra dënohen për sulmet me bomba në Bruksel në vitin 2016, duke i dhënë fund gjyqit penal më të madh ndonjëherë në Belgjikë
Një gjykatë belge ka dhënë dënime me burgim të përjetshëm për tetë burra për sulmet xhihadiste me bomba të vitit 2016 në Bruksel, duke i dhënë fund gjyqit penal më të madh në vend.
Sulmet kamikaze më 22 mars 2016 në aeroportin kryesor të Brukselit dhe në sistemin e metrosë vranë 32 persona. Bombardimet – pranë selisë së NATO-s dhe BE-së – ishin pjesë e një vale sulmesh të marra përsipër nga grupi i Shtetit Islamik në Europë.
Qindra udhëtarë dhe staf i aeroportit u plagosën dhe, shtatë vjet më vonë, shumë viktima e të afërm mbeten të traumatizuar nga sulmi më i madh në kohë paqeje në Belgjikë.
Gjykata spanjolle vendos urdhër ndalimi për Luis Rubiales
Një gjykatë spanjolle ka vendosur një urdhër ndalimi ndaj ish-presidentit të federatës spanjolle së futbollit, duke e ndaluar atë të komunikojë ose të shkojë 200 metra afër futbollistes Jenni Hermoso, të cilën e puthi në buzë pas fitores së Spanjës në Kupën e Botës muajin e kaluar.
Rubiales pretendon se puthja u dha pas miratimit të dy palvëve, por Hermosso mohon t’i ketë dhënë leje. Ajo ka paraqitur një kallëzim penal kundër Rubiales dhe prokurorët e kanë akuzuar atë për sulm seksual dhe presion ndaj saj për të folur në mbrojtje të tij pasi puthja shkaktoi një polemikë globale.
Udhëheqësi i Bjellorusisë propozon partneritet trepalësh me Rusinë dhe Korenë e Veriut
Alexander Lukashenko ka shprehur interes për krijimin e një partneriteti trepalësh me Rusinë dhe Korenë e Veriut mes thashethemeve se Vladimir Putin dhe Kim Jong-un po negocionin një marrëveshje armësh për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë.
"Unë mendoj se ne mund të mendojmë për bashkëpunim trepalësh," i tha Lukashenko Putinit në një samit në qytetin Sochi. “Koreja e Veriut, Rusia. E di që koreanët kanë interes të madh për ju. Mendoj se aty mund të gjendet një punë edhe për Bjellorusinë. Nisur nga problemet që ekzistojnë.”
TikTok gjobitet me 345 milionë euro për shkeljen e ligjit të BE-së për të dhënat mbi llogaritë e fëmijëve
TikTok është gjobitur me 345 milionë euro për shkeljen e ligjit të BE-së për të dhënat në trajtimin e llogarive të fëmijëve, duke përfshirë faktin se nuk ka arritur të mbrojë përmbajtjen e përdoruesve të mitur nga opinioni publik.
Mbikëqyrësi irlandez i të dhënave, i cili kontrollon TikTok në të gjithë BE-në, tha se aplikacioni kishte kryer shkelje të shumta të rregullave.
Disa nga rregullat e thyera janë: TikTok ka lejuar që llogaritë e të miturve të jenë publike; nuk ka ofruar informacion se një llogari e caktuar përdoret nga një fëmijë etj.