Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

13 Shtator 2023

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

"Katastrofike”: 10,000 të zhdukur pas përmbytjeve në Libi

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Situata në Derna, qyteti libian ku dy diga shpërthyen gjatë fundjavës, është përshkruar si "katastrofike përtej të menduarit", pasi Kryqi i Kuq dhe zyrtarët lokalë thanë se të paktën 10,000 njerëz ishin të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese.

Numri i konfirmuar i vdekjeve ka tejkaluar 5,300, tha Mohammed Abu-Lamousha, një zëdhënës i administratës që kontrollon lindjen e Libisë. Tariq al-Kharraz, një tjetër përfaqësues i qeverisë lindore, tha se të gjitha lagjet ishin përmbytur, ku shumë trupa janë hedhur në det.

Qindra trupa u grumbulluan në varreza me pak të mbijetuar në gjendje t'i identifikonin, sipas Kharraz, i cili tha se priste që numri i të vdekurve të rritet mbi 10,000 njerëz.

Putin takohet me Kim Jong-un

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti rus Vladimir Putin ka mirëpritur liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-Un në kozmodromin Vostochny (porti kozmik që përdoret për nisjen e raketave në hapësirë) në rajonin Amur të Siberisë për një takim të nivelit të lartë, i dyti që nga viti 2019, i cili pritet të përfshijë një marrëveshje armësh dhe teknologjie ushtarake.

Motra e Kim, Kim Yo Jong, e cila është bërë një figurë me ndikim në politikën e Koresë së Veriut, është parë gjithashtu në bisedime.

Kinë: Autoritetet në kërkim të 70 krokodilëve

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një qytet kinez ka nisur një operacion për të gjetur një numër të madh krokodilësh që u larguan kur përmbytjet goditën rajonin ditët e fundit, kanë thënë autoritetet.

Përmbytjet rreth qytetit Maoming bënë që një liqen në një fermë krokodilish të vërshonte dhe mbi 70 krokodilë ikën, raportuan mediat lokale. Autoritetet lokale paralajmëruan fshatarët në Peng Cun që të qëndronin brenda pasi krokodilët u panë në zonë.

Një zëdhënës nga zyra lokale e menaxhimit të emergjencave i tha agjencisë së lajmeve AFP se zyrtarët po punonin për t'u marrë me zvarranikët e arratisur.

Lumturia e vajzave dhe grave të reja në nivelin më të ulët që nga viti 2009, tregon sondazhi në Mbretërinë e Bashkuar

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lumturia e vajzave dhe grave të reja ka arritur nivelin më të ulët që nga viti 2009, sipas sondazhit për Girlguiding, i cili tregon se nëntë nga 10 vajza nga mosha 7 deri në 21 vjeç janë të shqetësuara dhe me ankth. Girlguiding është organizata rinore më e madhe në Mbretërinë e Bashkuar vetëm për vajza.

Rënia më e madhe e lumturisë ka qenë tek moshat 7 deri në 10 vjeç. Vetëm 28% thonë se janë të lumtura në krahasim me gjysmën e vitit 2009. Ka pasur gjithashtu një rritje të madhe të zemërimit tek 11 deri në 21-vjeçaret se "të rriturit kanë dëmtuar mjedisin" dhe brezi i ri "do të duhet të përballet me të.”

Një vajzë u tha studiuesve: "Nëse jam e sinqertë, kam frikë se bota jonë do të bjerë në gërmadha dhe ne nuk do të mund të bëjmë asgjë për këtë."