Showbiz dhe TV

Arrestohet Enca

Shkruar nga Anabel

12 Shtator 2023

Arrestohet Enca

Ruensa Haxhiaj, e njohur si Enca, është arrestuar këtë të martë nga policia.

Policia e Tiranës bën me dije se pasi kontrolloi në banesën e 27-vjeçares me iniciale R.H., në ballkon gjeti 5 vazo të mëdha të mbjella me kanabis, raporton Tv Klan. Burime pranë policisë kanë zbuluar për mediat se bëhet fjalë për Encën.

Arrestohet Enca

Pas arrestimit, gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, tha se këngëtarja u shpreh se është përdoruese dhe i ka vazot me kanabis për përdorim vetjak.

27-vjeçarja është arrestuar bashkë me të dashurin e saj.