Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2023

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Tërmeti shkatërrimtar në Marok: Deri më tani, mbi 2,000 viktima

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Tërmeti i tmerrshëm në Marok ka lënë pas mbi 2,000 viktima dhe dëme të shumta. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar nën rrënojat e tërmetit për të shpëtuar jetët e njerëzve që ende janë të bllokuar dhe sipas mediave vendase, raportohen të paktën 300 mijë persona të prekur nga tërmeti.

Tragjedia ndodhi në një rajon të largët malor afër Marrakeshit dhe shumë fshatra janë rrafshuar.

Ukraina reagon ashpër pasi Rusia mbajti zgjedhje në rajonet e aneksuara

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Rusia ka mbajtur zgjedhjet lokale në territoret ukrainase që aneksoi para më shumë se 1 viti. Moska po mban zgjedhjet rajonale dhe bashkiake në republikat e vetëshpallura Luhansk dhe Donjesk, Zaporizhia dhe Kherson, në të cilat personat të vendosur nga vetë Vladimir Putin po garojnë për postet e larta.
 
Për këtë, Ukraina ka reaguar ashpër dhe i ka cilësuar zgjedhjet si një “farsë”, duke deklaruar se rusët nuk kanë asnjë vlefshmëri ligjore për të zhvilluar zgjedhjet. Për më tepër, u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të mos e njohin rezultatin e zgjedhjeve.

Si pasojë e tërmetit, hapet për herë të parë që nga viti 1994 kufiri mes Algjerisë dhe Marokut

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Tërmeti shkatërrimtar në Marok bëri që Algjeria dhe shteti i prekur të rilidhen përmes hapjes së kufirit. Algjeria dhe Maroku kishin ndërprerë marrëdhëniet e tyre, por Algjeria vendosi që të hapte hapësirën ajrore për fluturime humanitare dhe mjekësore në territorin e prekur të Marokut.
 
Algjeria u shpreh e gatshme të ofrojë ndihma humanitare karshi Marokut dhe ndihmë materiale dhe të dërgojë njerëz për të lehtësuar këto momente të vështira për popullin maroken.
 
Midis dy vendeve ka një histori të gjatë tensionesh, veçanërisht në Saharanë Perëndimore. Kufiri mes dy shteteve ishte mbyllur qysh prej vitit 1994.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s thotë se familja globale nuk po funksionon

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Antonio Guterres, u shpreh se ndasitë e vëndeve janë duke u rritur dhe se bota po përballet me një rrezik konfliktesh. Guterres e bëri këtë paralajmërim pak para nisjes së samitit G20, i cili përfshin 20 shtete të industrializuara.
 
“Nëse jemi një familje globale, sot i ngjajmë një familjeje që nuk funksionon”, u shpreh ai, duke shtuar se ndasitë po rriten, tensionet po përkeqësohen dhe besimi po zhduket.