
Si sot, 1 vit më parë, mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta, në moshën 96-vjeçare. Monarkja britanike më jetëgjatë, sundimi i së cilës zgjati shtatë dekada, ndërroi jetë në Kalanë Balmoral, në Skoci pasi mjekët thanë se ishin të shqetësuar për shëndetin e saj.
Elizabeth u ngjit në fron në vitin 1952, pas vdekjes së babait të saj, mbretit George VI.
Ajo mbikëqyri grahmat e fundit të perandorisë britanike, përballoi trazirat globale dhe skandalin e brendshëm dhe modernizoi në mënyrë dramatike monarkinë.
Elizabeth sundoi mbi Mbretërinë e Bashkuar dhe 14 sfera të tjera të Commonwealth dhe u bë një nga gratë më të njohura që ka jetuar ndonjëherë.
Ajo u shkollua privatisht në shtëpi dhe filloi të merrte detyra publike gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke shërbyer në Shërbimin e Territorit Ndihmës.
Në nëntor 1947, u martua me Philip Mountbatten, një ish-princ i Greqisë dhe Danimarkës dhe martesa e tyre zgjati 73 vjet deri në vdekjen e tij në prill 2021.
Ata patën katër fëmijë së bashku: Charles, princi i Uellsit; princeshë Anne; princ Andrew, Duka i York-ut; dhe princi Edward, konti i Wessex.
Në këtë 1-vjetor të vdekjes së saj, po sjellim historinë e jetës së saj në disa foto.
Lindja e Elizabeth

Elizabeth Alexandra Mary lindi më 21 prill 1926. Ajo ishte vajza e madhe e familes. Katër vite më vonë, lindi edhe motra e saj e vogël, Margaret.
Kthesa e ngjarjeve

Elizabeth nuk ishte pjesë e listës së fronit, por ajo u listua si trashëgimtare e mbretërisë në vitin 1936, kur i ati, mbreti George VI mori fronin pas abdikimit të të vëllait, mbretit Edward VIII.
Dasma mbretërore

Më 20 nëntor 1947, Elizabeth u martua me princin Philip, dukën e Edinburgh.
Lindja e djalit

Elizabeth lindi djalin e saj të parë, Charles në vitin 1948. Më pas, u bë nënë e tre fëmijëve të tjerë: Anne, Andrew dhe Edward.
Elizabeth merr fronin

Pas vdekjes së të atit në vitin 1952, Elizabeth mori fronin në moshën 25-vjeçare, duke u bërë sovrane e Mbretërisë së Bashkuar.
Familja mbretërore

Mbretëresha dhe princi Philip kompletuan familjen me 4 fëmijët e tyre.
Vizita në SHBA

Në vitin 1991, Elizabeth II dhe princi Philip vizituan Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke darkuar me ish-presidentit George Bush dhe zonjën e parë, Barbara Bush.
Momentet tragjike

Mbretëresha Elizabeth II ka shërbyer si një prej figurave më të rëndësishme të familjes mbretërore, në momente gëzimi dhe tragjedie, siç ishte ai i vdekjes së princeshë Diana-s në një aksident automobilistik në gusht të 1997-ës.
Gjenerata e re

Mbretëresha Elizabeth pa familjen mbretërore teksa rritej dhe zgjerohej. Në këtë foto, ajo është duke festuar martesën e princit William me Kate Middleton.
Jubileu Diamond

Në qershor të vitit 2012, mbretëresha u bë monarkja e dytë britanike që festoi jubileun Diamond, pas mbretëreshë Victoria-s. Jubileu Diamond shënoi 60-vjetorin e saj në fron.
Jeta si stërgjyshe

Mbretëresha Elizabeth II u bë stërgjyshe në korrik të vitit 2013, kur William dhe Kate u bënë prindër për herë të parë, duke sjellë në jetë princin George.
Mbretëresha dhe qenushët e saj
View this post on Instagram
Elizabeth ka pasur një dashuri të jashtëzakonshme për qentë e saj corgi, të cilët janë tejet të famshëm. Ajo kishte më shumë se 30 qenushë.
Julibeu Sapphire

Në vitin 2017, mbretëresha u bë monarkja e parë që arriti jubileun Sapphire, duke shënuar 65-vjetorin e udhëheqjes së saj.
Martesa e princit Harry dhe Meghan Markle

Monarkja ishte super e lumtur në martesën e nipit të saj, princit Harry dhe Meghan Markle, më 19 maj 2018.
Daljet e para me Kate dhe Meghan

Mbretëresha bëri daljet e para publike me Kate dhe Meghan.
Festat e fundvitit

Mbretëresha bëri urimet e saj të përvitshme nga kështjella Ëindsor.
Kujtimet e jubileve

Mbretëresha vizitohet nga një prej qenushët e saj, Candy, ndërkohë që rrethohet nga kujtimet e saj nga jubiletë.
Torta e jubileut Platinium

Mbretëresha Elizabeth II duke prerë tortën e jubileut Platinium më 5 shkurt, 2022.