Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

6 Shtator 2023

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Rastet e kancerit tek moshat nën 50 vjeç në mbarë botën janë rritur gati 80% në tre dekada, zbulon studimi

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sipas studimit më të madh të këtij lloji, numri i njerëzve nën 50 vjeç në mbarë botën që janë diagnostikuar me kancer është rritur me gati 80% në tre dekada.

Rastet globale të kancerit me fillim të hershëm u rritën nga 1.82 milion në vitin 1990 në 3.26 milionë në 2019, ndërsa vdekjet nga kanceri te të rriturit në të 40-at, 30-at ose më të rinj u rritën me 27%. Më shumë se një milion persona nën moshën 50-vjeçare, po vdesin nga kanceri në vit, zbulon hulumtimi.

Ekspertët janë ende në fazat e hershme për të kuptuar arsyet e rritjes së rasteve. Autorët e studimit, të publikuar në BMJ Oncology, thonë se dieta e varfër, përdorimi i alkoolit dhe duhanit, pasiviteti fizik dhe obeziteti ka të ngjarë të jenë ndër faktorët kryesorë.

Shtatë të vdekur nga stuhitë e forta që shkaktuan përmbytje në Greqi, Turqi dhe Bullgari

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Stuhi të forta shiu kanë goditur Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë, ku përmbytjet shkaktuan të paktën shtatë vdekje.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, fajësoi ndryshimin e klimës si për zjarret ashtu edhe për stuhitë, ndërsa pranoi se qeveria e tij "qartësisht nuk i menaxhoi gjërat aq mirë sa do të donim" në frontin e zjarreve.

Në Stamboll, qyteti më i madh i Turqisë, shiu i madh përmbyti rrugët dhe shtëpitë në dy lagje, duke lënë të paktën dy të vdekur.

Dhjetëra persona janë raportuar të zhdukur.

Shkollat franceze dërgojnë në shtëpi dhjetëra vajza të veshura me abaja muslimane

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Në ditën e parë të vitit të ri akademik, shkollat franceze dërguan në shtëpi dhjetëra vajza që refuzuan të hiqnin abajat e tyre, tha të martën ministri i arsimit.

Duke kundërshtuar vendimin e ri të Francës, që ndalon veshjen abaja nëpër shkolla, gati 300 vajza u shfaqën të hënën në mëngjes të veshura me një abaya, tha Gabriel Attal për transmetuesin BFM. Shumica ranë dakord ta ndryshonin, por 67 refuzuan dhe u dërguan në shtëpi, tha ai.

Qeveria njoftoi muajin e kaluar se do të ndalonte abajat në shkolla, duke thënë se veshja thyente rregullat mbi laicizmin në arsim.

Venecia do të testojë sistemin e biletave prej €5 për vizitorët ditorë nga viti 2024

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Venecia do të testojë një sistem biletash nga pranvera e vitit të ardhshëm, ku vizitorët ditorë do të tarifohen me 5 euro për të hyrë në qendrën historike të qytetit italian, një përpjekje për të reduktuar numrin e turistëve.

Luigi Brugnaro, kryebashkiaku i Venecias, tha: “Rregullimi i flukseve turistike në periudha të caktuara është i nevojshëm, por kjo nuk do të thotë mbyllje e qytetit. Venecia do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë.”

Banorët, studentët dhe fëmijët nën moshën 14 vjeç do të përjashtohen, si dhe turistët që qëndrojnë në qytet gjatë natës, tha autoriteti lokal në një deklaratë.