Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

2 Shtator 2023

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gjyqi ndaj Donald Trump do të transmetohet live

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gjyqi ndaj ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, do të transmetohet live, në platformën YouTube. Trump akuzohet për manipulim zgjedhor dhe për momentin është në proces gjyqësor në shtetin e Georgia.
 
Vendimin për të transmetuar gjyqin live e ka vendosur gjykatësi Scott McAfee.
 
Trump akuzohet për komplot me qëllimin përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020. Mbi të rëndojnë 13 akuza, duke përfshirë shantazhin, si dhe ushtrimin e presionit ndaj zyrtarëve të Georgia-s për përmbysjen e zgjedhjeve presidenciale.

Shembet “muri i turpit” në Peru

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Në Peru, një mur 4 kilometra e gjysmë, i pagëzuar si “muri i turpit” ndante të pasurit e qytetit nga të varfrit, në mënyrë që të mos kishin kontakte me njëri-tjetrin.
 
Muri i lartë deri në 3 m, në disa zona ishte i siguruar edhe me gjemba dhe ndan njerëzit që jetojnë në banesa të paqëndrueshme, pa kushte të denja jetese nga popullata e pasur e njerëzve.
 
Muri është simboli i pabarazisë në vend dhe shembja e tij u miratua nga Gjykata Kushtetuese. Për të, pati një betejë ligjore që zgjati plot 4 vite.

Ukraina pretendon se sulmi në bazën ajrore ruse nisi nga brenda Rusisë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sipas Kyrylo Budanov, shefit të inteligjencës ushtarake në Ukrainë, sulmi i ndodhur në bazën ushtarake në Pskov, nisi nga brenda Rusisë.
 
Ai tha se dy avionë mallrash u shkatërruan dhe dy të tjerë u dëmtuan dhe Rusia pretendon se janë dëmtuar 4 të tillë.
 
Ukraina po e kundërsulmon Rusinë pothuajse çdo ditë dhe i ka pranuar sulmet e saj, por shefi i inteligjencës pastroi thashethemet se sulmi në bazë ishte shkaktuar nga një armë me rreze të gjatë, të përdorur nga ushtria ukrainase.

Veterani i ushtrisë amerikane dënohet me 17 vite burg për trazirat në Kapitol

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Joe Biggs, 38 vjeç, ekstremist i djathtë, njëkohësisht edhe veteran i ushtrisë amerikane, është dënuar me 17 vite për shkak se nxiti sulmin në Kongres, më 6 janar të vitit 2021.
 
Biggs u lut për ulje të dënimit dhe shfaqi pendesë në sallën gjyqësore, duke thënë se ishte “joshur nga turma”.
 
Ai u dënua për një sërë akuzash, që prej konspiracionit rebel, intimidim dhe kërcënime për të penguar zyrtarët që të kryenin punën e tyre.
 
Prokurorët thanë se Biggs, veteran i luftës në Irak dhe ish-korrespondent i faqes së internetit konspirative Infowars, “përdori e përvojën e tij ushtarake për të udhëhequr dhe kontrolluar grupe të mëdha njerëzish nën komandën e tij” për të nisur një “revoltë kundër qeverisë”. Ai mendonte se do të niste një revolucion amerikan.