Lëkura

Ky është gabimi i vetëm që e bën lëkurën tuaj dembele

Shkruar nga Anabel

30 Gusht 2023

Ky është gabimi i vetëm që e bën lëkurën tuaj

Hidratimi dhe ushqyerja e lëkurës janë gati një rutinë e pashmangshme ndaj kujdesit për veten. Por, shpesh një praktikë e tillë çon edhe në rritjen e ujit në lëkurë dhe rrjedhimisht edhe të lagështirës duke krijuar një pengesë mbrojtëse ndaj lëkurës.

Sipas dermatologut Joshua Zeichner, përdorimi i tepruar i trajtimeve apo produkteve për kujdesin nmund ta bëjë lëkurën “dembele”.

“Kjo shtresë artificiale në sipërfaqen e lëkurës bën që lëkura të ndalojë prodhimin e lipideve të veta, të cilat, nga ana tjetër, e bëjnë lëkurën edhe më të thatë,” vijon dermatologu.

Ky është gabimi i vetëm që e bën lëkurën tuaj

Përhapja e kremrave është një mënyrë e shkëlqyeshme për të mos e lokalizuar lagështinë dhe për hidratimin e thellë të lëkurës.

Kjo është e njëjta situatë me varësinë ndaj zbutësve të buzëve, të cilët nëse përdoren në mënyrë të tepruar çojnë në tharje dhe plasaritje të tyre. E njëjta gjë ndodh edhe me lëkurën.

Ky është gabimi i vetëm që e bën lëkurën tuaj

Për sa lagështi ka nevojë lëkura?

Nëse shihni se lëkura juaj është e thatë, e ngurtë dhe e sforcuar, ky është një tregues i mirë se jeni duke e tepruar me kujdesin. Shenja të tjera sinjalizuese që lëkura juaj është në një “territor dembel” përfshijnë lëkurën e lodhur, pa jetë dhe të prirur ndaj akneve.

Burimi: Well&Good