Bota

Ky vend ofron para për të sapomartuarit nëse nusja është nën 25 vjeç

Shkruar nga Anabel

29 Gusht 2023

Ky vend ofron para për të sapomartuarit nëse nusja

Një qark në Kinë po u ofron çifteve një "shpërblim" prej 1,000 juanësh (137 dollarë) nëse nusja është 25 vjeç ose më e re, për të nxitur të rinjtë të martohen pas shqetësimeve në rritje për uljen e numrit të lindjeve.

Njoftimi, i cili u publikua në llogarinë zyrtare në WeChat të qarkut Changshan, thoshte se shpërblimi ishte promovimi i "moshës së përshtatshme për martesë dhe për lindjen e fëmijëve" për martesat e para.

Të shqetësuar për plakjen e popullsisë, autoritetet po provojnë një sërë masash për të rritur shkallën e lindjeve, duke përfshirë shpërblimet financiare dhe përmirësimin e lehtësirave të kujdesit për fëmijët.

Mosha minimale ligjore e Kinës për martesë është 22 vjeç për burrat dhe 20 vjeç për gratë, por numri i çifteve që martohen ka ardhur duke rënë, gjë që ka ulur nivelet e lindjeve për shkak të politikave zyrtare që e bëjnë më të vështirë për gratë beqare të kenë fëmijë.

Kostot e larta të kujdesit për fëmijët dhe vështirësitë e karrierës kanë bërë që shumë gra të mos kenë shumë fëmijë ose të mos kenë fare. Diskriminimi gjinor dhe stereotipet tradicionale janë ende të përhapura në të gjithë vendin.