Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

27 Gusht 2023

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Inteligjenca amerikane thotë se një shpërthim i qëllimshëm shkaktoi rrëzimin e avionit ku ndodhej Prigozhin

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një vlerësim paraprak i inteligjencës amerikane doli në konkluzionin se një shpërthim i qëllimshëm ka shkaktuar rrëzimin e avionit në të cilin thuhet se ndodhej lideri i grupit mercenary Wagner. Dyshime të shumta ranë mbi presidentin Putin, pasi Yevgeny Prigozhin ka udhëhequr një kryengritje të dështuar në Rusi.
 
Një prej zyrtarëve amerikanë tha se këto vlerësime paraprake, tregojnë se ekziston një mundësi e madhe që Prigozhin ishte shënjestra e një shpërthimi dhe përkon me “historinë e gjatë të Putin për t’i kyçur gojën kritikëve të tij”.
 
Zyrtarët janë anonim dhe nuk dhanë detaje mbi atë çka supozohet ta ketë shkaktuar shpërthimin. Ata u shprehën se nuk ishin të autorizuar të jepnin komente të mëtejshme.
 
Avioni në të cilin ndodhej kreu mercenar, u rrëzua pranë Moskës dhe së bashku me të ndërruan jetë edhe 9 persona të tjera.

Dy avionë luftarakë ukrainas përplasen me njëri-tjetrin: 3 pilotë ndërrojnë jetë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Dy avionë luftarakë të Ukrainës me njëri-tjetrin, teksa ishin duke marrë pjesë në një mision trajnues mbi rajonin Zhitomir në Ukrainë. Pilotët e avionëve të llojit L-39 u përplasën 140 km në perëndim të Kievit dhe 3 pilotët që gjendeshin në avionë, u raportuan të vdekur.
 
Mbetjet e tyre ranë në një shtëpi dhe fatmirësisht, nuk pati lëndime apo dëme në terren.

1 adoleshent u vra dhe 2 persona të tjerë u lënduan për shkak të të shtënave në Oklahoma

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Në një shkollë të mesme në qytetin e Oklahoma-s, gjatë një ndeshjeje futbolli, mbeti i vrarë një adoleshent dhe u plagosën dy persona të tjerë, si pasojë e një sulmi me armë zjarri.
 
Nga të shtënat, ndërroi jetë një 16-vjeçar, i cili nuk ishte nxënës në shkollat që merrnin pjesë në ndeshje, por thjesht kishte shkuar për ta parë atë. Gjithashtu, një 42-vjeçar u shtrua në spital si pasojë e lëndimeve dhe është në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një grua u plagos në kofshë.

Kaos në stadiumin e Madagaskarit: 12 të vdekur, mes tyre 7 fëmijë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Deri më tani raportohen 12 persona, mes tyre 7 fëmijë, të vdekur në një stadium në Antananarivo, Madagaskar, për shkak se turma u përfshi në një kaos të tmerrshëm dhe njerëzit shtynin njëri-tjetrin.
 
Si rrjedhojë, mbetën 12 të vrarë dhe 80 persona mbetën të lënduar.
 
Në stadium ishin rreth 50,000 spektatorë që do të ndiqnin ndeshjen.