Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

26 Gusht 2023

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Fotoja e parë e Donald Trump si i dyshuar: E para herë që një (ish) president amerikan arrestohet

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Donald Trump u dorëzua në shtetin e Georgia-s pas akuzave të përmbysjes së rezultatit zgjedhor 3 vite më parë, duke shënuar kështu edhe arrestimin e parë të një ish-presidenti amerikan. Ai pagoi garancinë prej 200 mijë dollarësh për t’u liruar nga burgu dhe është duke pritur që të nisë gjyqi ndaj tij.
 
Ky ishte dhe arrestimi i katërt i Trump në 5 muajt e fundit, pasi është akuzuar për çështje të ndryshme, por për të parën herë, Donald pozoi si i akuzuar.
 
Trump e cilësoi arrestimin dhe gjithë këtë një “parodi të drejtësisë”.

Lukashenko flet për vdekjen e Prigozhin: “E paralajmërova të kishte kujdes”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko është shprehur se i kishte thënë mercenarëve rusë, saktësisht, Yevgeny Prigozhin (lideri i grupit Wagner) dhe Dmitry Utkin (krahu i djathtë i Prigozhin) që të ishin të kujdesshëm, pasi kërcënimet me jetë nuk do të mungonin. Sipas tij, Lukashenko kishte ngulur këmbë që ata të qëndronin në territorin bjellorus.
 
Prigozhin mendohet se ka ndërruar jetë nga rrëzimi i një avioni privat pranë Moskës, më 23 gusht. Kjo ndodhi 2 muaj pasi ai nisi dhe udhëhoqi një kryengritje kundrejt sistemit në Rusi. Kryengritja dështoi, pas mercenarët ndërruan kursin dhe Lukashenko e shërbeu si ndërmjetës mes grupimit Wagner dhe Rusisë.
 
Vdekja e supozuar e liderit të mercenarëve ka sjellë reagime të ndryshme dhe deri më tani, Kremlini dhe Ukraina kanë mohuar të kenë gisht në këtë ngjarje.

Tailandë: Burri kafshon pitonin që i kishte rrethuar këmbën

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një burrë 68-vjeç në Tailandë ka bërë gjithçka kishte në dorë për të shpëtuar nga një piton që i kishte rrethuar këmbën. Ai u zgjua dhe pa se gjarpri i madh po i shtrëngonte këmbën dhe burri, i quajtur Sarayuth Malachan, i panikosur, e kafshoi pitonin dhe sipas tij, kjo funksionoi që të çlirohej prej tij.
 
Atij i doli gjumi për shkak se ndiente dhimbje në kyçin e këmbës, kur gjeti një piton të madh të mbështjellë në këmbën e tij.

Publikohet lista e personave të zhdukur nga zjarret në Hawaii: Nuk dihet ende fati i 388 personave

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Autoritetet në Hawaii kanë bërë publike listën e personave të zhdukur si pasojë e zjarrëve të tmerrshëm në Maui. Deri më tani, rezultojnë 388 persona të zhdukur dhe autoritetet shpresojnë që përmes listës, të mbijetuarit të mund të kuptojnë se janë cilësuar si “të zhdukur” dhe të dalin, për të reduktuar edhe shifrën në fjalë.
 
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit janë ende duke pastruar mbetjet në Lahaina dhe në zonat e tjera.