Tirana sot, nuk ngjan thuajse fare me Tiranën e një dekade më parë. Përveç dëshirës për të jetuar dhe shijuar çdo ditë të javës, kryeqyteti vitet e fundit duket çdo ditë e më ndryshe. Fryma kryesore e ndryshimit? Njerëzit rreth të 30-ave!
Mjafton një xhiro nëpër rrugët e Tiranës, nëpër baret apo club-et e natës për të vënë re sesi fryma e re që ata kanë sjellë është ndryshimi që ndihet kudo në qytet. Po cilat janë trendet më cool që thuajse i gjithë kryeqyteti ka nisur t’i përqafojë vitet e fundit?
1.Festat me muzikë elektronike ~ Rave
Vitet e fundit, jeta e natës në Tiranë ka ndryshuar ndjeshëm dhe ~Berlin Vibes~ ndihen kudo! Të rinjtë, sidomos ata rreth të 30-ave, të zhveshur nga komplekset sigurohen që asnjë fundjavë të mos i shkojë pa një rave party.
2. IQOS kudo më vete!
Në çdo kafe, restorant, apo club nëpër Tiranë është e sigurtë që syri do t’ju kapë një IQOS në tryezë. Prej vitesh, duhanpirësit e rritur në Tiranë të cilët duan të vazhdojnë të konsumojnë nikotinë, kanë kaluar nga cigaret tek teknologjia me ngrohje, dhe pse pa rrezik, është një zgjedhje më e mirë ndaj duhanpirjes tradicionale. Dhe sigurisht arsyeja kryesore është përmirësimi i stilit të jetës. IQOS dhe dizajnet e tij aq fine, prej vitesh janë fokusi i duhanpirësve në Tiranë.
3. Pilates dhe aktivitete të tjera
Sigurisht që nuhatjes suaj nuk i ka munguar as përmirësimi në përzgjedhje tek të rinjtë e kryeqytetit. Nëse më parë aktiviteti fizik fillonte dhe përfundonte me palestër, sot ka një tendencë për më shumë kërkim, më shumë informacion dhe eksperimente me forma të tjera të aktivitetit fizik sepse të gjithë e dimë mirë që fillimi i të 30-ave kërkon më shumë përpjekje dhe nuk e fal shkujdesjen e justifikuar që i kanë hije rinisë së hershme të të 20-ave.Pilates për vajzat është një prej tyre.
Duke u informuar më shumë rreth përfitimeve, vajzat dhe gratë preferojnë pilates për të qëndruar në formë në çdo periudhë të jetës. Gjithashtu, mjafton një xhiro nga Liqeni për të kuptuar sesa të rinjtë (dhe jo vetëm) janë ndërgjegjesuar në lidhje me rëndësinë e shëndetit fizik dhe atij mendor.
4. Mënyra e të ushqyerit
Në fakt, ushqimet e shëndetshme dhe dieta mesdhetare s’i ka munguar asnjëherë familjeve tona, por ka shumë faktorë që kanë ndërgjegjesuar të rinjtë duke i bërë më selektivë ndaj asaj çfarë hanë. Avokado, quinoa, bowls-at e shëndetshëm, përdorimi në masë i farave dhe gjithçkaje tjetër që konsiderohet BIO është tendencë e viteve të fundit në tryezat e kryeqytetit. Lajm i mirë!
- Ky është një artikull promocional dhe ekskluziv për Anabel.al.