Ndërtesa qendrore e Moskës u godit nga droni gjatë sulmit të fundit në kryeqytetin rus
Një dron goditi një ndërtesë në ndërtim në qendër të Moskës herët të mërkurën, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Sergei Sobyanin. AFP raportoi që ishte nata e gjashtë radhazi e sulmeve ajrore në rajonin e kryeqytetit të Rusisë. Ushtria ruse rrëzoi dy dronë të tjerë mbi pjesën perëndimore të rajonit të Moskës, tha kryebashkiaku në kanalin e tij Telegram.
Aeroportet kryesore rreth kryeqytetit rus janë mbyllur vazhdimisht ditët e fundit për shkak të sulmeve me dronë nga ushtria ukrainase.
Greqi: 18 trupa u gjetën në pyll, ndërsa zjarret kanë përfshirë veriun e vendit
Zjarrfikësit gjetën të martën trupat e djegur të 18 personave që besohet se ishin emigrantë që kishin kaluar kufirin turk në një zonë të Greqisë verilindore ku zjarret kanë shpërthyer prej ditësh.
Zyrtarët e Bashkimit Europian kanë fajësuar ndryshimet klimatike për frekuencën dhe intensitetin në rritje të zjarreve në Europë, duke vënë në dukje se viti 2022 ishte viti i dytë më i keq për dëmet nga zjarri, pas vitit 2017.
Misioni Chandrayaan-3: India përgatitet për t'u ulur në Hënë
India po përgatitej të mërkurën për tentativën e dytë për t’u ulur në Hënë, një moment historik për vendin më të populluar në botë.
Chandrayaan-3, që do të thotë "enë hënore" në sanskritisht, pritet të hetojë polin jugor hënor, një zonë pak e eksploruar.
Transplanti i parë i mitrës në Mbretërinë e Bashkuar vlerësohet si "sukses i madh"
Kirurgët kanë kryer transplantin e parë të mitrës n ë Britaninë e Madhe, duke hapur mundësinë që dhjetëra gra infertile të kenë fëmijë çdo vit.
Gruaja e martuar ka lindur me një gjendje të rrallë, që do të thotë se mitra e saj ishte i pazhvilluar. Ajo e mori mitrën nga motra e saj 40-vjeçare, e cila tashmë kishte dy fëmijë.
Më shumë se 90 transplante të mitrës janë kryer në mbarë botën, duke përfshirë në Suedi, SHBA, Arabinë Saudite, Turqi, Kinë, Republikën Çeke, Brazil, Gjermani, Serbi dhe Indi, ku shumica përfshin një donatore të gjallë. Si rezultat, kanë lindur rreth 50 foshnja.