Gjendje e jashtëzakonshme në Kaliforni, për shkak të uraganit Hillary
Uragani Hillary po kërcënon Kaliforninë jugore dhe pritet ta godasë atë, duke shkaktuar rrebeshe, erëra të forta dhe përmbytje.
Qeveria ka urdhëruar banorët të evakuohen, si dhe janë mbyllur parqet, plazhet dhe ndërkohë, po forcat speciale po përgatiten për operacionet e shpëtimit.
Gavin Newsom, guvernatori i Kalifornisë, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në pjesën më të madhe të Kalifornisë jugore, me qëllim që të zvogëlohen pasojat shkatërruese të uraganit.
Bombardimet në një teatër: 7 persona ndërrojnë jetë
Shtatë persona, mes tyre edhe një vajzë e vogël 6-vjeç, ndërruan jetë pasi një raketë ruse goditi një teatër në Chernihiv, Ukrainë.
Në total, pati 144 persona të plagosur, 15 prej të cilëve ishin fëmijë, ndërsa 25 të tjerë morën ndihmë në spital.
OKB e cilësoi sulmin si “të neveritshëm” dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se për këto sulme terroriste, do të ketë një përgjigje të ashpër nga ushtarët ukrainas.
7 fëmijë ndërrojnë jetë për shkak të një zjarri në kamp
Deri më tani, numërohen 7 fëmijë që kanë ndërruar jetë në Kongon Lindore, pasi një zjarr shpërtheu në kampin për personat që kanë humbur shtëpitë gjatë përmbytjeve.
Fëmijët që ndërruan jetë ishin nga mosha 1-5 vjeç, ndërsa 4 të rritur janë në gjendje kritike për jetën dhe po marrin ndihmën e duhur në spital.
Turqia kritikon qëndrimin e OKB-së për ndërtimin e rrugës në Qipro
Turqia ka kritikuar paqeruajtësit e OKB-së (Organizata e Kombeve të Bashkuara) për bllokimin e planit për të ndërtuar një rrugë që e ndan atë nga Qipro.
Truqia e ka cilësuar qasjen si “të papranueshme dhe të gabuar”, ndërsa të premten, mes forcave turko-qipriote dhe atyre të OKB-së ndodhi dhe një përplasje.
Konflikti ndodhi në Pyla, një fshat me etni greke dhe truke, i cili patrullohet nga OKB, me qëllim ruajten e paqes. OKB në Qipro, në një deklaratë, tha se forcat e tyre u sulmuan ndërsa tentuan të bllokonin punën e paautorizuar për të ndërtuar rrugën afër Pyla-s.