High Tech

Krijimtari në një tjetër nivel! Me Samsung Tab S9 do të shpalosni potencialin tuaj si kurrë më parë

Shkruar nga Anabel

11 Gusht 2023

Krijimtari në një tjetër nivel! Me Samsung Tab S9 do të

Gjithnjë e më shumë, arti, moda, tendencat e vërteta, ato që njerëzit përqafojnë po zhvillohet online, në profilet e blogereve të modës, artistëve të rinj të talentuar, influencueseve dhe njerëzve që vendosin trendet në rrjetet sociale. Portofoli digjital, videot dhe reel-s me miliona shikime, fotot perfekte të shkrepura në vendin e duhur duket se janë vendimtare për suksesin e gjithëkujt që dëshiron të triumfojë në botën e rrjeteve sociale. E kjo gjë nuk vjen rastësisht. Kah talentit, punës e orëve të tëra që njerëzit shpenzojnë për të krijuar kontent, gjithmonë duket se dikush do e ketë më të lehtë. Arsyeja? Investimi që bën në pajisjet që realizojnë të gjithë kontentin vizual, tableti juaj inteligjent. Samsung ka prezantuar së fundmi , një portofol produktesh premium që ripërcakton peizazhin e tabletëve dhe vendos standarde të reja duke ofruar përvoja premium dhe liri krijuese. Tre modelet, Galaxy Tab S9, Tab S9+ dhe Tab S9 Ultra, kryesojnë në kategorinë e tabletëve, duke ofruar përvoja për përdoruesit në një dizajn të plotë premium.

Nga opsionet e zgjeruara të personalizimit deri te funksionet intuitive të multitasking dhe produktivitetit, këto pajisje do të lejojnë edhe më shumë përdoruesit të përmirësojnë mënyrën se si ndërveprojnë në jetën e përditshme dhe të sjellin idetë e tyre të mëdha në realitet, pa mundim.

Krijimtari në një tjetër nivel! Me Samsung Tab S9 do të

Jini pjesë e një bote plot argëtim dhe frymëzim 

Në të tre modelet, Galaxy Tab S9, Tab S9+ dhe Tab S9 Ultra, ekranet Dynamic AMOLED 2X sigurojnë përvoja epike shikimi dhe argëtimi falë Qualcomm Snapdragon® 8 Gen 2 për Galaxy. Pavarësisht nëse jeni një kampion në videogames ose një youtuber i njohur, ekrani 14,6 inç Dynamic AMOLED 2X i Galaxy Tab S9 Ultra ofron një përvojë argëtimi gjithëpërfshirëse si asnjëherë më parë. Shpejtësia dinamike e rifreskimit të serisë Galaxy Tab S9 kalibron automatikisht nga 60 në 120 Hz për të balancuar reagimin e qetë me efikasitetin e optimizuar të baterisë. Eye Comfort gjithashtu redukton me më shumë se 70 përqind tendosjen e syve në dritë të ulët blu. Ai mundëson detaje të qarta, duke i bërë fotografitë, projektet apo animacionet të duken sa më realë. Tingulli është një tjetër revolucion për të cilin Samsung krenohet. Për të siguruar një përvojë kinematografike përmes tingujve, përdoruesit e Galaxy Tab S9 mund të zgjedhin gjithashtu nga cilësimet e personalizuara të tingullit për lojëra, dëgjim të muzikës, thirrje video dhe më shumë.

Për krijuesit e kontentit në ambientet e jashtme, teknologjia inovative Vision Booster është tani në serinë Galaxy Tab S9. Ai njeh automatikisht kushtet e ndriçimit të fortë dhe përshtatet për ta mbajtur ekranin të optimizuar. 

Krijimtari në një tjetër nivel! Me Samsung Tab S9 do të

Bëni realitet idetë tuaja më të çmendura falë një pajisjeje të plotfuqishme

E krijuar për të frymëzuar produktivitetin spontan si dhe për të rritur kreativitetin, seria Galaxy Tab S9 është mjaft inspiruese për portofolet krijuese me aplikacione të reja dhe të përmirësuara për çdo pasion personal. 

Çdo pajisje premium Galaxy Tab S9 vjen së bashku me një mjet që përdoruesit e tabletëve e preferojnë shumë: lapsin Galaxy S. Duke ofruar një përvojë të ngjashme me stilolapsin në letër, seritë Galaxy Tab S9 dhe S Pen tani janë të dy të vlerësuarat me IP68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit, duke ju dhënë më shumë mundësi përdoruesve shprehin idetë e tyre. S Pen mund të shkruajë gjithashtu në shiritat e kërkimit, shfletuesit dhe në aplikacione të ndryshme. Përdoruesit mund të përfitojnë përvoja premium falë S Pen Creator Edition. S Pen Creator Edition është projektuar që të ketë një teksturë për një përdorim sa më të rehatshme dhe një kënd më të gjerë animi që e bën krijimin më intuitiv. 

Ekranet zhytëse të serisë Galaxy Tab S9 janë sfondi ideal për çdo projekt. Me Multi ëindoë, deri në tre aplikacione mund të shfaqen si një rrjet i organizuar i dritareve lehtësisht të rregullueshme. Bëni kërkime në një shfletues, referojuni një imazhi nga Galeria Samsung dhe skiconi idetë në Samsung Notes, të gjitha njëkohësisht në një pamje. Ose me pamjet Pop-Up, aplikacionet mund të shikohen si dritare lundruese ndërkohë që shfaqin ende ekranin e plotë bazë.

GoodNotes funksioni i preferuar nga fansat ofron një përvojë të re të marrjes së shënimeve dhe ditarit në Android për herë të parë, duke u nisur ekskluzivisht për përdoruesit e tabletëve Galaxy. Ndoshta gjatë atij udhëtimi të gjatë me tren apo makinë, mund të shkruani kryeveprën tuaj. 

Krijimtari në një tjetër nivel! Me Samsung Tab S9 do të

Aplikacioni i nivelit pro të modifikimit të videove LumaFusion e bën punën të lehtë kur krijoni përmbajtje të ndashme. Imazhet, videot, madje edhe skedarët e mëdhenj të marra në kamerën tuaj të telefonit inteligjent Galaxy mund të ndahen lehtësisht në serinë Galaxy Tab S9 me Quick Share. LumaFusion falë ekranit të gjerë të Galaxy Tab S9 Ultra, mundëson që redaktimi i videove të jetë i saktë.

Clip Studio Paint është transformuar në një ndërfaqe të thjeshtë tableti për vizatim, pikturë apo më shumë se kaq. Ndërkohë, ArcSite fuqizon projektuesit dhe profesionistët duke e transformuar vizionin e tyre krijues në projekte 2D CAD të hartuara me përpikëri, plane gjithëpërfshirëse të faqeve dhe vlerësime të sakta. Nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me Google për të optimizuar eksperiencat e ekranit të madh, përdoruesit mund të përfitojnë nga aplikacionet partnere për të përfunduar me lehtësi detyrat dhe për t'i kthyer idetë në realitet në serinë Galaxy Tab S9. 

Për më shumë informacion rreth produkteve të reja Samsung vizitoni linkun