Enca bëri publike lidhjen së fundmi dhe zbuloi të dashurin, Mickey Neblett, terapist masazhesh. Fill pas kësaj, duket se këngëtarja u përball me qëndrime raciste.
“Pse i bardhë, pse i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër,” shkroi ajo në Instagram.
“Më pak urrejtje. Më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten,” përfundoi këngëtarja.
Përsa i përket lidhjes, ishte vetë Mickey ai që e bëri publike, duke postuar një video me Encën duke u puthur. Nga ana tjetër, Enca komentoi: “Shumë shumë (dashuri)”, shoqëruar me një emoji me zemër të kuqe.