High Tech

Disa këshilla mbi krijimin e kontentit për rrjetet sociale gjatë muajve të verës

Shkruar nga Anabel

27 Qershor 2023

Disa këshilla mbi krijimin e kontentit për rrjetet sociale gjatë

Vera është stina kur krijohen kujtimet më të bukura. Argëtimet me miqtë, udhëtimet në vënde të ndryshme, pushimet në plazh, e bëjnë këtë stinë më interesante edhe për audiencën online dhe për ata që janë të lidhur ngushtë me rrijetet sociale. Duke qenë se fotografia është kthyer në një formë komunikimi, të gjithë preferojnë të shohin dhe të shpërndajnë në rrjetet sociale aktivitete zvabitëse, të cilat na shoqërojnë përgjatë verës. Është ajo që i bën mediat sociale ‘sociale’.

Për këtë, ne ju tregojmë disa këshilla se si me smartphone-t e serisë më të fundit Galaxy S23, të realizoni fotografi dhe video për krijimin e një konteti fantastik veror.

Disa këshilla mbi krijimin e kontentit për rrjetet sociale gjatë

Realizoni foto në dritë natyrale 

Gjatë vërës dielli perfekt i bën momentet tona të duken edhe më bukur, sikur ato të jenë veshur nga një filter natyral, prandaj ne ju sygjerojmë të shkrepni foto në dritë natyrale, për shembull momentet pak para perëndimit të diellit. 

Për këtë, ju vijnë në ndihmë smartphone-t e serisë më të fundit Galaxy S23, të cilët janë të pajisur nga një sistem premium i kamerave me opsione dhe karakteristika të panumërta. 

Seria Galaxy S23 vjen me kamera të përmirësuara dhe risia kryesore është sensori Adaptive Pixel 200MP në modelin Galaxy S23 Ultra, që kap çdo moment me saktësi të jashtëzakonshme. Përveç kësaj, është përmirësuar funksioni Nightography, i cili ju ndihmon të krijoni fotografi të ndritshme, plot ngjyra dhe me cilësi të lartë nga agimi në muzg. ‘Zhurma vizuale’ që zakonisht shkatërron imazhet me dritë të ulët tashmë korrigjohet nga një algoritëm i ri i përpunimit të sinjalit të imazhit (ISP) me fuqi AI që përmirëson detajet e objektit dhe tonin e ngjyrave.

Disa këshilla mbi krijimin e kontentit për rrjetet sociale gjatë

Krijoni video argëtuese 

Trendet tregojnë se audiencat online po preferojnë më tepër përmbajtjet në formën e videove të shkurtra. Për këtë, kamerat selfie kanë rëndësi të madhe në mënyrën se si ne komunikojmë sot. Seria Galaxy S23 ka prezantuar fokusimin automatik të shpejtë dhe kamerën e parë selfie Super HDR, duke kaluar nga 30 në 60 fps, për të realizuar video të qarta edhe se jeni në levisje.

Bëhuni kreativ 

Vera është koha e përsosur për të krijuar foto dhe video të pazakonta dhe shpesh abstrakte. Në vend që të fotografoni në mënyrë klasike, ekperimentoni me pozicionet e ndryshme të kamerës, duke e bërë profilin tuaj në rrjetet sociale sa më tërheqës dhe pse jo të influenconi ndjekësit tuaj. 

Shfrytëzoni reflektimet e ujit ose të pasqyrave, për të ndarë në profilet tuaja imazhe nga kënde të ndryshme dhe unike. Gjithashtu, mos harroni të fotografoni pamjet fantastike nën ujë teksa notoni në ujrat e kristaltë. Por nëse jeni të shqetësuar për smartphone-in tuaj, ju themi se serisë Galaxy S23 është krijuar për të qenë i qëndrueshëm. Të përforcuar me xham Corning® Gorilla® Glass Victus® 2, këta smartphone definitivisht nuk do të dëmtohet lehtë. Me një vlerësim IP68 të rezistencës ndaj ujit që garanton zhytje deri në 1.5 metra ujë të freskët për deri në 30 minuta, nuk do të jetë problem edhe në rast shiu. Përveç rezistencës së përkohshme ndaj ujit dhe spërkatjeve, certifikimi IP68 garanton gjithashtu mbrojtje kundër pluhurit, rërës dhe grimcave të vogla.

Disa këshilla mbi krijimin e kontentit për rrjetet sociale gjatë

Mos harroni të editoni 

Për përdoruesit që duan kontrollin dhe personalizimin, seria Galaxy S ofron një sërë mjetesh që diferencojnë çdo përvojë fotografike. Aplikacioni Expert RAW, i disponueshëm ekskluzivisht në Samsung Galaxy, mundëson shkrepjen dhe modifikimin e imazheve në stilin DSLR në RAW dhe JPEG. Përdoruesit mund të eksperimentojnë me artin fotografik me ekspozime të shumëfishta ose të kapin një pamje të qartë të Rrugës së Qumështit me cilësimet e Astrophoto dhe tani, pasi të shkarkohen në Galaxy S23, veçoritë Expert RAW mund të aksesohen brenda aplikacionit Samsung Camera.

Për më shumë informacion vizitoni linkun